KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Ukrainës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Ukrainës
Bota

Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Ukrainës

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2024 12:15 pm
125 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka dhënë dorëheqjen të mërkurën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi planet për ndryshime në kabinetin e luftës, duke pasur parasysh se kanë kaluar dy vjet e gjysmë nga fillimi i pushtimit rus.

Kryetari i Verkhovna Rada (parlamenti njëdhomësh ukrainas), Ruslan Stefanchuk, njoftoi dorëheqjen e Kulebas, duke shtuar se ajo do të diskutohet nga anëtarët e parlamentit ukrainas.

Një ditë më parë, Stefanchuk konfirmoi se kanë dhënë dorëheqjen edhe zëvendëskryeministrja për integrimet evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishyna dhe zëvendëskryeministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Iryna Vereshchuk.

Zelensky ka thënë se janë duke u përgatitur ndryshime shtesë në qeverinë ukrainase, me qëllim forcimin e qeverisë dhe plotësimin e nevojave të vendit.

“Për shkak të kësaj, do të ketë një sërë ndryshimesh të personelit në kabinetin e ministrave dhe në zyrën e presidentit”, pati thënë Zelensky më 3 shtator, duke lënë të kuptohet se ndryshimet do të zbatohen gjatë vjeshtës.

Në të njëjtën ditë kanë dhënë dorëheqje edhe ministri i Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshin, ai i Drejtësisë, Denys Maliuska dhe ai i Mjedisit, Ruslan Strilec. Kamyshin, i cili mbikëqyr prodhimin vendas të armëve, ka thënë se do të vazhdojë të punojë në sektorin e mbrojtjes, por në një pozicion tjetër.

Zelensky i shpjegoi ndryshimet me nevojën për ndërveprim më të mirë midis qeverisë qendrore dhe komuniteteve, veçanërisht në përgatitjen për sezonin e dimrit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Meloni përgatit masa të ashpra pas trazirave në Milano

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën

Alberta voton për të mbetur pjesë e Kanadasë

Trump urdhëron hetime ndaj Richard Grenell-it

Protestat në Francë/ Policia në Paris njofton shtetrrethimin e vendit gjatë natës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Agjencia e OKB-së për motin paralajmëron “alarm të kuq” pas të nxehtit rekord
Artikulli tjetër Sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE hynë në fuqi, nga 10 nëntori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri
Analize Fokus Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 20 Tetor, 2026
Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Qeveria nuk ka faj asnjëherë
Aktuale Analize Fokus Opinion Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.