Figura e Macron u vodh në shenjë proteste për lidhjet ekonomike midis Francës dhe Rusisë, thanë burime të paidentifikuara.
Disa minuta më vonë, aktivistët e organizatës Greenpeace France vendosën statujën përpara ambasadës ruse në Paris.
Një figurë dylli e Macron u vendos përpara flamurit rus dhe mbishkrimit “Ukraina po digjet, por punët po shkojnë mirë”.
Rreth statujës janë vendosur mbishkrime të tjera me emrat e uraniumit, gazit, plehrave kimike dhe produkteve të tjera që eksporton Rusia.
” Për ne, Franca po luan një lojë të dyfishtë. Macron është mishërimi i këtyre standardeve të dyfishta: ai mbështet Ukrainën, por inkurajon kompanitë franceze të vazhdojnë tregtinë me Rusinë “, tha Drejtori i Përgjithshëm i Greenpeace France, Jean-Francois Gilliard.
I gjithë aksioni zgjati vetëm pak minuta dhe përfundoi pa ndërhyrjen e policisë.
Figura prej dylli e Macron u ngarkua më pas në një kamion, për t’u rikthyer në vendin e vet.
Marrë nga 021.rs