KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Financial Times, analisti: Ukraina po e fiton luftën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Financial Times, analisti: Ukraina po e fiton luftën
BotaFokusOpinionSocialeZhvillim

Financial Times, analisti: Ukraina po e fiton luftën

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 9:16 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në kundërshtim me narrativën e shumëtrumpetuar nga propaganda ruse, Ukraina deri më tani e ka fituar luftën: Për këtë, analisti dhe filozofi i njohur Yuval Noah Harari duket i bindur.

Në një editorial të publikuar nga Financial Times, ai i bën një grafi të përmbledhur të gjithë situatës së konfliktit mbi tre vjecar. Në mbështetje të pretendimeve të veta, sjell si shembull edhe rastin e vetë presidentit amerikan Donald Trump, i cili shkurtin e këtij viti i mbajti një leksion Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke i treguar se duhet t’i nënshtrohet kërkesave ruse sepse “Kievi nuk i ka letrat e duhura” për të fituar, ndërsa tani së fundi vetë republikani e ktheu pllakën, duke pohuar se “Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në pozicion për të luftuar dhe për të Triumfuar”.

Harari bën dallimin mes gjendjes sot, dhe fillesave të konfliktit kur Kievi dukej plotësisht i pafuqishëm përballë agresionit të Moskës, apo lehtësisë me të cilën rusët morën Krimenë dhe pjesë të tjera të Ukrainës lindore. Lufta hyri në një fazë më intensive më 24 shkurt 2022, kur Rusia ndërmori një sulm të plotë, duke synuar të nënshtronte të gjithë Ukrainën dhe t’i jepte fund ekzistencës së saj si një komb i pavarur. Në atë kohë, udhëheqja ruse dhe shumë vëzhgues në të gjithë botën prisnin që Rusia ta pushtonte Kievin dhe të mposhtte ushtrinë ukrainase brenda vetëm disa ditësh.

Edhe vetë mbështetësit perëndimorë të Ukrainës ishin aq të pasigurt për shanset e rezistencës së saj saqë ofruan të evakuonin Presidentin Zelenskyy dhe ekipin e tij dhe t’i ndihmonin ata të krijonin një qeveri në mërgim. Por Volodimir Zelensky zgjodhi të qëndronte në Kiev dhe të luftonte, duke u thënë amerikanëve, “Më duhen municione, jo një shëtitje”. Forcat ukrainase të pakta në numër e tronditën botën duke zmbrapsur sulmin rus ndaj Kievit.

Ushtria ukrainase u hodh në kundërsulm në fund të verës së vitit 2022, korri dy fitore të mëdha në rajonet e Kharkiv dhe Kherson, dhe çliroi pjesën më të madhe të territorit të pushtuar nga rusët në fazën e parë të pushtimit të tyre. Që atëherë, pavarësisht avancimeve të kufizuara nga të dyja palët, në thelb, vija e frontit nuk ka lëvizur shumë, vëren Harari. Pavarësisht se rusët përpiqen të krijojnë përshtypjen se janë duke avancuar pa pushim, fakti mbetet se, që nga pranvera e vitit 2022, ata nuk kanë arritur të marrin më asnjë objektiv me rëndësi të madhe strategjike, e Rusia ka dështuar edhe në ajër gjithashtu.

Askush nuk e di me saktësi se sa njerëz të tjerë do të vdesin për shkak të iluzioneve dhe ambicieve të Putinit, vazhdon Harari, por botës tashmë i është bërë e qartë se Ukraina është një komb shumë real dhe se miliona ukrainas janë të gatshëm të luftojnë me mish e me shpirt për të mbetur të pavarur nga Rusia.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetet kryesore të botës goditen nga një rritje 25% të ditëve me temperaturë mbi 35 gradë
Artikulli tjetër Pronari i termocentraleve në Vlorë punëson Yuri Kim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.