KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca dënon për herë të parë, me burgim të përjetshëm, një grua
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Franca dënon për herë të parë, me burgim të përjetshëm, një grua
AktualeBotaFokusSocialeTe Tjera

Franca dënon për herë të parë, me burgim të përjetshëm, një grua

Përditësimi i fundit: 25 Tetor, 2025 12:20 pm
437 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një gjykatë në Paris ka dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi 27-vjeçaren Dahbia Benkired, e shpallur fajtore për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vajzës 12-vjeçare Lola Daviet në vitin 2022. Ky është rasti i parë në historinë e Francës që një grua dënohet me një dënim të tillë maksimal, i cili njihet si “burgim i përjetshëm i pareduktueshëm”, pa të drejtë lirimi me kusht.

Vendimi u shpall të premten, duke shkaktuar emocione të forta në sallën e gjyqit, ku nëna dhe vëllai i Lolas shpërthyen në lot pas leximit të dënimit. Babai i vajzës kishte ndërruar jetë në vitin 2024, pak pas humbjes së vajzës, nga problemet e rënda emocionale që e kishin ndjekur që prej tragjedisë.

Trupi i Lolas u gjet më 14 tetor 2022 në një trunk plastik pranë ndërtesës ku jetonte familja e saj në verilindje të Parisit. Pamjet e kamerave të sigurisë kishin treguar Benkired, e pastrehë dhe pa punë, duke u parë me vajzën në hyrje të godinës rreth orës 15:00. Një orë e gjysmë më vonë, ajo u filmua sërish duke hyrë në ndërtesë me disa valixhe, përfshirë edhe atë ku më pas u gjet trupi i vajzës.

Gjatë procesit gjyqësor, Benkired mbeti e ftohtë dhe pa emocione. As gjatë shpalljes së vendimit ajo nuk tregoi asnjë reagim. Kur gjykatësit i treguan fotografi të trupit të vajzës së torturuar, ajo u përgjigj shkurt: “Jam indiferente.” Raportet psikiatrike e përshkruan si narcisiste patologjike, me sjellje antisociale dhe mungesë totale empatie, por tërësisht të përgjegjshme penalisht dhe pa çrregullime mendore.

Hetimet zbuluan se Benkired kishte pasur një fëmijëri të dhunshme në Algjeri, ku pretendon se ishte abuzuar seksualisht. Ajo kishte ardhur në Francë në moshën 16-vjeçare, ku më vonë kishte përfunduar e pastrehë dhe ishte futur në prostitucion. Në momentin e krimit, ajo ishte pa dokumente ligjore dhe kishte një urdhër dëbimi nga territori francez, çka shkaktoi një valë debatesh politike mbi politikat e emigracionit dhe sigurisë publike në Francë.

Në fjalën e saj të fundit para trupit gjykues, Benkired tha: “Kërkoj falje, është e tmerrshme ajo që kam bërë, dhe kaq kam për të thënë.”

Rasti i Lolas tronditi thellë Francën dhe ndezi një debat të gjerë për emigracionin, sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e fëmijëve. Për shumë qytetarë francezë, dënimi i Benkired shihet si një formë drejtësie e vonuar, por e domosdoshme për një krim që la pas një plagë të hapur në shoqëri.

Marrë nga Euronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia përballet me krizën më të madhe demografike në dekada
Artikulli tjetër Pas grabitjes, Luvri transferon bizhuteritë në Bankën e Francës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.