KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Globalizimi” i luftës ruse në Ukrainë, kërcënim që s’mund të tolerohet nga Perëndimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Globalizimi” i luftës ruse në Ukrainë, kërcënim që s’mund të tolerohet nga Perëndimi
AnalizeBotaOpinion

“Globalizimi” i luftës ruse në Ukrainë, kërcënim që s’mund të tolerohet nga Perëndimi

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 11:38 am
132 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Gianni Vernetti

 

Boshti i Autokracive, pra aleanca midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, ka objektiva afatgjata:të ndryshojë rrënjësisht sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare edhe me përdorimin arbitrar të forcës ushtarake; të sfidojë demokracitë liberale; dhe të zhdukë përmasën universale të të drejtave të njeriut.

Historia ka filluar të ecë sërish me shpejtësi, dhe zhvillimet e ditëve të fundit rrezikojnë të prodhojnë atë që historianët e quajnë një “ngjarje e ndërmjetme”. Javën e kaluar, dhe thuajse në të njëjtën kohë, kreu i shërbimit sekret ukrainas, Kyrylo Budanov, dhe Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS) në Seul të Koresë së Jugut, raportuan fillimin e transferimit të rreth 12.000 forcave speciale të Koresë së Veriut në Rusi, gati për t’u dërguar për të luftuar në Ukrainë.

Dy agjencitë e inteligjencës, zbuluan ekzistencën e disa kampeve stërvitore për trupat e Phenianit në Lindjen e Largët në Siberi. Trupat e Kim Jong-un u nisën nga bazat ushtarake në veri të vendit në Chongjin, Hamhung dhe Musudan për t’u vendosur në Vladivostok, Ussuriysk, Khabarovsk dhe Blagoveshchensk të Rusisë.

Atje i nënshtrohen një trajnimi të shpejtë për të integruar rekrutët koreano-veriorë me forcat e Moskës. Ata u pajisën me identitete false, uniforma dhe armatim rus, për t’i kaluar si regjimentet Buryat dhe Yakut, përkatësia etnike e të cilëve ka tipare shumë aziatike, të cilat mund të ngatërrohen me ata koreano-veriorë.

Bashkëpunimi i gjerë ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë nuk është asgjë e re. Deri në gusht, regjimi i Phenianit kishte dërguar tashmë mbi 13.000 kontejnerë me municione, 8 milionë predha artilerie dhe disa këshilltarë koreano-veriorë përgjatë hekurudhës trans-siberiane në frontin e Donetskut.

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol, mblodhi Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare, ku u shpreh se “bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, përfaqëson një kërcënim për sigurinë tonë dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar”.

Është e qartë se si kjo zgjedhje prodhon më pas një ndryshim rrënjësor në konfliktin në zemër të Evropës, në dritën e një përfshirjeje gjithnjë e më të madhe të  Boshtit të Autokracive, që është tashmë një realitet. Dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë, nuk është gjë tjetër veçse një efekt anësor i asaj “aleance të pakufishme” të shpallur nga Vladimir Putin dhe Xi-Jinping disa ditë përpara pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.

Koreja e Veriut është një shtet vasal i Pekinit, i paaftë për të marrë vendime të pavarura, dhe tërësisht e varur nga Republika Popullore e Kinës, e cila ushqen dhe mban gjallë një nga regjimet më të prapambetura në planet:një kastë luftëtarësh prej 1.28 milionë ushtarësh, me shpenzime ushtarake që i tejkalojnë 50 për qind të PBB-së, dhe me një ekonomi totalisht të nënshtruar ndaj nevojave të “liderit të dashur” dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Me një PBB për frymë prej 538 dollarë në vit, gjysma e të cilave gllabërohet nga kasta ushtarake, regjimi i Phenianit nuk është vetëm një makth totalitar, por një nga vendet më të varfra në botë. Koreja e Veriut është përdorur historikisht nga Pekini si një “kalë i çmendur” që lihet të livadhisë i lirë sipas interesave, duke përfaqësuar një instrument shumë të dobishëm destabilizues, por asnjëherë shumë të rrezikshëm.

Megjithatë, tani dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Evropë, përfaqëson një kapërrcim cilësor, të cilën Perëndimi nuk mund ta tolerojë dhe që vërteton aleancën midis diktaturave më të këqija në planet. Siç e vuri në dukje me të drejtë së fundmi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky:”Një shtet tjetër po i bashkohet luftës kundër Ukrainës…A mund të heshtë bota përballë faktit se do të ketë ushtarë të Koresë së Veriut në vijën e frontit?”.

Faza e re “e globalizuar” e luftës në Ukrainë, e bën gjithnjë e më të qartë ekzistencën e një filli të përbashkët që i lidh autokracitë më të këqija në planet, të cilat kanë nisur një sfidë në fronte të shumta ndaj komunitetit të demokracive dhe ndaj rendit ndërkombëtar aktual të bazuar në rregulla dhe të drejtat e njeriut.

Boshti i Autokracive, pra aleanca midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, ka objektiva afatgjata:të ndryshojë rrënjësisht sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare edhe me përdorimin arbitrar të forcës ushtarake; të sfidojë demokracitë liberale; dhe të zhdukë përmasën universale të të drejtave të njeriut.

Dhe historia e këtyre 4 vendeve është pothuajse identike:një kërcënimi i jashtëm që duhet të frenohet (NATO); një “hapësirë ​​jetese” që pretendohet të pushtohet (lebesraum-i nazist që do të kishim dashur ta harronim). Në rastin e Kinës është Ngushtica e Tajvanit dhe deti përballë Filipineve, në rastin e Rusisë është perandoria e dikurshme sovjetike.

Pastaj është konfirmimi i një ideje absolutiste të “sovranitetit kombëtar’, falë së cilës “sovrani” mund të shfaqë pushtetin arbitrar më absolut brenda kufijve të vendit të tij. Synimi është ambicioz:të dobësohet Perëndimi në sa më shumë fronte që është e mundur, në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Kina e mbështet luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e furnizuar atë më teknologjitë që kanë përdorim të dyfishtë, me mijëra dronë komercialë lehtësisht të modifikueshëm, me gjysmëpërçues, dhe me makineri për prodhimin e armëve. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, investimet kineze në Rusi janë 4-fishuar.

Marrëdhëniet midis Rusisë, Iranit dhe përfaqësuesve të tij në rajon, janë të njohura prej disa kohësh. Blerjet e dronëve “Shahed” nga ana e Rusisë, të cilët masakrojnë çdo natë civilët ukrainas, e kanë kaluar shumën 900 milionë dollarë. Po ashtu, Irani e ka furnizuar Moskën me raketat R-122mm të prodhuara nga Koreja e Veriut dhe ka dërguar në Krime instruktorët e tij ushtarakë.

Pekini e ka furnizuar Teheranin me sasi të mëdha perklorat amoniumit, një përbërës kryesor për prodhimin e karburantit të ngurtë për raketat balistike. Po ashtu Kina e blen naftën iraniane nën embargo në monedhën kineze, dhe ka promovuar një fushatë të gjerë keqinformimi në mediat sociale kineze dhe perëndimore që nga 7 tetori 2023 në mbështetje të narrativa anti-izraelite.

Përpara se të dërgonte trupa në Ukrainë, Koreja e Veriut ishte furnizuesi historik me mitraloza dhe granatahedhës për Hamasin dhe Hezbollahun, shumë prej të cilëve u gjetën në Gaza. Ndërkaq Pheniani ka bashkëpunuar me Iranin për disa vite në zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) me një rreze veprimi që mbi 5.500 kilometra.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve që evoluojnë me shpejtësi, ka ardhur koha që Evropa dhe Perëndimi të bëjnë zgjedhje të guximshme, duke filluar që me ftesën zyrtare drejtuar Ukrainës për t’u bërë anëtarja e i 33-të e NATO-s, dhe nisur menjëherë rrugën e integrimit të plotë në artikekturën e sigurisë euroatlantike.

 

Marrë nga Linkiesta.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përfundojnë hetimet, SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën
Artikulli tjetër Edi Rama e cilësoi ligjin për të cilin akuzohet Meta, si drafti strategjik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.