KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greva për rritjen e pagave paralizon aeroportet në Gjermani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Greva për rritjen e pagave paralizon aeroportet në Gjermani
AktualeBotaSociale

Greva për rritjen e pagave paralizon aeroportet në Gjermani

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2025 9:45 am
140 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Greva paralajmëruese 24-orëshe ka bllokuar aeroportet ndërkombëtare të Këlnit dhe Duseldorfit në shtetin gjerman të Rhine-Westfalisë. Kjo ka shkaktuar anulimin e fluturimeve dhe vonesa të mundshme për pasagjerët që kishin planifikuar të udhëtonin nga këto aeroporte.

Në Aeroportin Këln-Bon, greva ka filluar të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar anulimin e 106 fluturimeve nga gjithsej 168 të planifikuara. Pjesa tjetër e fluturimeve mund të hasë vonesa ose devijime. Aeroporti ka kërkuar që pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore ose operatorët turistikë përpara udhëtimit.

Në Aeroportin e Duseldorfit, greva ka filluar mëngjesin e sotëm në orën 3:00 dhe është njoftuar se një e treta e 334 fluturimeve do të anulohet. Po ashtu, pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë fluturimet e tyre para se të nisen për në aeroport.

Sindikata “Verdi”, që ka shpallur grevën, ka kërkuar një rritje prej 8% të pagave për punëtorët e sektorit publik, që përkthehet në një shtesë prej të paktën 350 euro në muaj, si dhe shpërblime më të larta për punë më stresuese dhe tri ditë pushime shtesë. Greva ka përfshirë rreth 400 punonjës që punojnë në administratë, check-in, mirëmbajtje avionësh, transport pasagjerësh dhe ekuipazhi, si dhe trajtim bagazhesh.
Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vonesa e formimit të Qeverisë së re dëmton Kosovën në aspektin ekonomik
Artikulli tjetër Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër Gruevskit, në RMV

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

I ngatërruan emrin me biznesmenin e arrestuar të pronave, qytetari ankohet
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Shtator, 2026
Nga Lazarati te Kanadaja, si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
A është NATO gati për luftë? Ukraina thotë ‘jo’
Analize Bota Koment Kryesore Politike Sociale 18 Shtator, 2026
Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.