KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj
AktualeAnalizeBotaSociale

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2025 9:13 am
265 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Holanda, për herë të parë ka regjistruar numër më të lartë të personave të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me ata nën 20-vjeç, sipas të dhënave të publikuara sot nga Statistikat e Holandës (CBS), transmeton Anadolu.

Në fillim të këtij viti, vendi numëronte rreth 3.76 milionë persona të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me 3.72 milionë persona nën 20-vjeç, tha CBS duke shtuar se hendeku pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2070, Holanda do të ketë rreth 5.4 milionë të moshuar ndërsa numri i të rinjve pritet të arrijë në 4.1 milionë.

Numri i personave të moshës 80-vjeç e lart parashikohet të rritet ndjeshëm nga më shumë se 900 mijë këtë vit në rreth 2.1 milionë në vitin 2070. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e moshës 99-vjeç e lart pritet të rritet nga afërsisht 4.400 në më shumë se 38 mijë.

CBS ia atribuoi trendin e plakjes kryesisht rritjes së jetëgjatësisë dhe rënies së shkallës së lindjeve. Holanda regjistroi për herë të fundit më shumë se 200 mijë lindje në vitin 2002 ndërsa rreth 166 mijë fëmijë lindën vitin e kaluar.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin ekonomik dhe social të popullsisë në plakje, veçanërisht rrezikun e mungesës së fuqisë punëtore, pasi numri i pensionistëve rritet më shpejt se popullsia në moshë pune. Mungesa e personelit në sektorin e kujdesit shëndetësor pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme ndërsa kërkesa për kujdes rritet.

CBS vlerëson se popullsia totale e Holandës mund të arrijë në 20.6 milionë deri në vitin 2070 ndërsa thekson se parashikimi mbetet i pasigurt. Rritja e ardhshme e popullsisë do të varet nga faktorë të tillë si tendencat e migrimit, jetëgjatësia dhe shkallët e fertilitetit.

 

Marrë nga Aa.com.tr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë
Artikulli tjetër Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.