KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gaza përbën krim lufte
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gaza përbën krim lufte
BotaOpinionZhvillim

HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gaza përbën krim lufte

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2024 10:41 am
111 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit për evakuimin e banorëve në Gazë përbëjnë “krim lufte të transferimit me forcë” dhe “pastrim etnik” në pjesët e territorit palestinez.

“HRW-ja ka të dhëna të shumta se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit me forcë”, u tha në raportin e organizatës të publikuar më 14 nëntor.

“Veprimet e Izraelit gjithashtu duket se përputhen me përkufizimin e pastrimit etnik” në zonat ku palestinezët nuk do të mund të kthehen, shtoi HRW-ja.

Hulumtuesja e HRW-së Nadia Harman, tha se gjetjet e raportit 172-faqesh bazohen në intervista me banorët e zhvendosur të Gazës, në imazhet satelitore dhe raportimet publike deri në gusht të vitit 2024.

Edhe pse Izraeli ka thënë se zhvendosja justifikohet me sigurinë e civilëve apo për shkak të nevojave ushtarake, Hardman tha se “Izraeli thjesht nuk mund të varet nga prania e grupeve të armatosura për të justifikuar zhvendosjen e civilëve”.

“Izraeli duhet të dëshmojë në çdo rast se zhvendosja e civilëve ishte opsioni i vetëm”, për të respektuar plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.9 milion palestinezë ishin të zhvendosur në Gazë deri në tetor të vitit 2024. Para se të niste lufta në tetor të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i popullsisë në Gazë ishte 2.3 milionë banorë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në enklavën palestineze janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.

“Ta bësh në mënyrë sistematike pjesën më të madhe të Gazës të pabanueshme … në disa raste përgjithmonë… përbën pastrim etnik”, tha Ahmed Benchemsi, zëdhënës i divizionit për Lindjen e Mesme i HRW-së.

Në raportin e HRW-së përmenden në veçanti korridoret Filadelfi dhe Netzarim, që kalojnë përgjatë kufirit egjiptian dhe e ndajnë Gazën përgjatë boshtit të saj lindje-perëndim, korridore që, sipas HRW-së, janë “rrafshuar, zgjeruar dhe pastruar” nga ushtria izraelite për të krijuar zona të sigurta dhe korridore të sigurisë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka insistuar se forcat e shtetit të tij duhet të marrin kontrollin afatgjatë të korridorit Filadelfi.

Hardman tha se forcat izraelite e kanë shndërruar korridorin Netzarim, që gjendet mes Qytetit të Gazës dhe Uadi Gazës, në një zonë të sigurt prej 4 kilometrash të gjerë dhe aty shumica e ndërtesave janë shkatërruar.

Në raport nuk përmenden zhvillimet në luftë që nga gushti i vitit 2024, veçmas ofensivën izraelite që ka nisur në veri të Gazës në fillim të tetorit.

Ky operacion ka detyruar që të paktën 100.000 persona të largohen nga veriu drejt Qytetit të Gazës, ka thënë për AFP-në zëdhënësja e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Louise Wateridge.

Në raportin e HRW-së u tha se “veprimet e autoriteteve izraelite në Gazë janë veprime të një grupi etnik apo fetar për të larguar palestinezët, një tjetër grup etnik apo fetar, nga zonat brenda Gazës përmes mjeteve të dhunshme”.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti i Federatës së futbollit të Afrikës së Jugut, arrestohet për mashtrim
Artikulli tjetër E mbajtën “peng” dy ditë me radhë, Beqaj reagon nga qelia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.