KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inteligjenca ruse rekrutoi të burgosur për luftën në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inteligjenca ruse rekrutoi të burgosur për luftën në Ukrainë
AnalizeBotaFokusZhvillim

Inteligjenca ruse rekrutoi të burgosur për luftën në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 8:30 am
166 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Agjencia e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) ka mbikëqyrur rekrutimin e të burgosurve në njësitë luftuese, të njohura si “Storm Z”. GRU-ja po ashtu ka financuar këto njësi dhe ka mbledhur informacione për viktimat, raporton Systema e Radios Evropa e Lirë në dokumentarin e fundit hulumtues të titulluar: “Kasaphana e Fantazmave: Si luftojnë të burgosur rusë në Ukrainë”.

Projekti për të rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë nisi verën e vitit 2022 – pikërisht atëherë kur organizata private mercenare, Wagner, nisi rekrutimin e të burgosurve në radhët e saj.

Por, deri në shkurt të vitit 2023, Ministria ruse e Mbrojtjes u bë entiteti i vetëm përgjegjës për dërgimin e të burgosurve në frontet e luftës.

Pjesa e menaxhimit operacional të njësive “Storm Z” u bë nga njësitë brenda Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Dy njësi ushtarake nga Garda e 8-të e Ushtrisë, së bashku me Qendrën për Trajnim dhe Dislokim të Njësive Sulmuese dhe Përforcimeve, ishin përgjegjëse për trajnimi e luftëtarëve dhe administrimin e dokumentacionit, përfshirë edhe të dhënat financiare.

Kjo qendër, e cila zhvilloi taktikat që përdoren nga njësitë sulmuese të përbëra nga të dënuarit, u krijua brenda Grupit të Bashkuar të Forcave, i cili shërben si qendër komanduese e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht, kjo qendër u udhëhoq nga gjenerali Sergey Surovikin dhe aktualisht drejtohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Një tjetër qendër komanduese për “Storm Z” është GRU-ja.

Systema ka siguruar dokumente që tregojnë se kontratat e nënshkruara nga të burgosurit kanë një klasifikim të veçantë të fshehtësisë dhe ruhen në një arkiv të posaçëm të GRU-së.

Informacioni për të burgosurit e vrarë në luftë i dërgohet zyrës së inteligjencës, Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm (GU GS, emërtimi modern për GRU-në). Ky informacion, dërgohet nga Garda e 8-të e Ushtrisë përmes kanaleve të sigurta të komunikimi.

“Mbështetja financiare dhe përpunimi i pagesave të ndryshme për vullnetarët e kompanisë sulmuese [Z] u janë besuar njësisë ushtarake 45807, me bazë në Moskë”, thuhet në një nga dokumentet, të nënshkruar nga kolonel Sergey Ivanov i Gardës së 8-të.

Po ashtu adresa e kësaj njësie është publikuar: Moskë, autostrada Horoshevskoje, 76b. Kjo është adresa e njëjtë që ka edhe selia e GRU-së, dhe komandanti i njësisë 45807 është Igor Kostyukov, i cili është udhëheqësi i GRU-së.

Projekti “Storm Z” zyrtarisht u iniciua me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm më 24 shkurt 2023, sipas dokumentarit të Systema-s.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes dhe GRU-ja kanë bashkuar formacione të ndryshme mercenare në një strukturë të vetme: Korpusi i Vullnetarëve.

Ky korpus përfshin njësi ku luftëtarët kanë shërbyer nën statusin e njëjtë të të ashtuquajturve vullnetarë, sikurse edhe disa njësi të BARS-it (Rezervistët sulmues të shtetit) dhe dhjetëra detashmente nga kompania private mercenare Redut.

Ish të burgosurit nga “Storm Z” luftuan në Ukrainë nën statusin e njëjtë të vullnetarëve, pasi nënshkruan të ashtuquajturat kontrata për vullnetarë. Kontratat kishin disa kufizime. Për shembull, të burgosurit nuk mund të shkëpusnin vetë kontratat, ata kishin paga të ulëta dhe kishin pak përfitime.

Në shkurt të vitit 2023, GRU-ja mori rolin e mbikëqyrëses ndaj pothuajse të gjitha njësive “vullnetare” dhe “Storm Z”, duket se nuk ishte përjashtim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bilanc tragjik nga aksidentet rrugore, 52 viktima në tre muajt e parë të vitit
Artikulli tjetër Burgosen disa zyrtarë të Stambollit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.