nterpoli raportoi këtë të enjte arrestimin e 5.100 personave në gati tridhjetë vende gjatë një operacioni të ri kundër basteve mashtruese në futboll, ku u sekuestruan 59 milionë dollarë të ardhura të paligjshme.
Operacioni, i pagëzuar SOGA
Kështu ndodhi në Filipine, ku autoritetet lokale, në bashkëpunim me Interpolin, çmontuan një rrjet që funksiononte i kamufluar në një shtëpi bastesh, të themeluar ligjërisht, ku numëroheshin 400 viktima filipinase dhe 250 të tjerë nga gjashtë vende të tjera.
“Bastet ilegale sjellin fitime të mëdha për rrjetet kriminale, si pastrimi i parave, trafikimi i qenieve njerëzore, apo korrupsioni. Suksesi i SOGA X nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin ndërkombëtar”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i Departamentit të Policisë së Interpolit, Stephen Kavanagh.
Bastet ilegale, të cilat gjenerojnë flukse prej 1.700 miliardë eurosh, janë gjithashtu të lidhura ngushtë me trukimet e ndeshjeve, paralajmëroi agjencia.