KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-presidentit gjeorgjian i zgjatet dënimi me burgim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ish-presidentit gjeorgjian i zgjatet dënimi me burgim
AktualeAnalizeBotaFokus

Ish-presidentit gjeorgjian i zgjatet dënimi me burgim

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 9:36 am
144 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një gjykatë në Tbilisi gjeti fajtor ish-presidentin e burgosur, Mikheil Saakashvili, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, duke i shqiptuar një dënim shtesë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.

Që kur Saakashvili është dënuar me nëntë vjet burgim në raste të gjera gjyqësore, gjykatësi Mikheil Jinjolia mori vendim që ish-presidenti tani të shërbejë në total 12 vjet e gjashtë muaj prapa grilave.

Sipas këtij vendimi, Saakashvili do të qëndrojë në burg deri më 1 prill 2034.

Duke folur përmes video-lidhjes nga klinika vivamedi në Tbilisi gjatë një gjykimi për një rast tjetër, Saakashvili e dënoi ashpër vendimin gjyqësor.

“Ky vendim ka për qëllim që të më shkatërroj mua në burg, të më eliminoj fizikisht”, tha ai.

Ai tha se vazhdon të jetë kërcënim për kundërshtarët e tij politikë, qoftë prapa grilave apo edhe nëse vdes.

“Nuk mund ta shkatërroni idenë e lirisë së Gjeorgjisë apo shpirtit të Saakashvilit. Ne po luftojmë dhe do të fitojmë”, tha ish-presidenti i Gjeorgjisë.

Saakashvili ishte i kërkuar nga autoritetet gjeorgjiane dhe në mënyrë të fshehtë u kthye në Gjeorgji më 29 shtator 2021, pas vitesh në mërgim. Dy ditë më vonë, më 1 tetor, ai u arrestua. Prokurorët e akuzuan atë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Javën e kaluar, gjykatësi në Tbilisi, Badri Kochlamazashvili, e dënoi Saakashvilin me nëntë vjet burgim për një rast të madh gjyqësor që ka të bëjë me keqpërdorimin e fondeve publike. Ai tha se dënimin ish-presidenti do ta vuajë paralelisht me dënimin gjashtëvjeçar që Saakashvili ishte duke e vuajtur për abuzim të pushtetit.

Saakashvili, që ka qenë president i Gjeorgjisë nga viti 2003 deri më 2013, vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat.

Mohimi i vazhdueshëm i fajësisë nga ana e tij, i përsëritur edhe nga Lëvizja Kombëtare e Bashkuar në opozitë, ka fituar simpati dhe mbështetje mes shumë gjeorgjianëve. Shumë prej tyre argumentojnë se rastet ndaj tij janë të motivuara nga hakmarrja politike.

Guvernator në Ukrainë

Mandati presidencial i Saakashvilit u përshkrua me reforma ambicioze për të luftuar korrupsionin dhe për të modernizuar vendin, përshirë këtu ndryshime në forcën policore dhe në sistemin gjyqësor.

Pasi përfundoi mandatin, ai u përfshi në skenën politike ukrainase dhe shërbeu si guvernator i Odesës nga viti 2015 deri më 2016, para se të prishte raportet me autoritetet ukrainase.

Ai ishte dënuar në mungesë për akuza lidhur me abuzimin e pushtetit, përfshirë dhënien e faljeve presidenciale për personat e përfshirë në vrasjen e bankierit, Sandro Girgvliani, dhe në rrahjen e ligjvënësit opozitar, Valeri Gelashvili. Këto akuza janë pjesë e një serie të betejave ligjore që ai është përballur që kur është larguar nga posti i presidentit.

Që kur është arrestuar, ai është mbajtur në qendra paraburgimi dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në klinikën Vivamedi.

Saakashvili ende përballet me gjykim lidhur me rolin e tij në shtypjen e protestave më 7 nëntor 2007.

Arrestimi i Saakashvilit, një aleat kyç i perëndimit dhe simbol i reformave demokratike në Gjeorgji, ka nxitur shqetësime ndërkombëtare lidhur me shëndetin e tij dhe trajtimin në paraburgim.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie për zjarrin në Koçan
Artikulli tjetër BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.