KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit
AktualeBotaOpinion

Izraeli dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

Përditësimi i fundit: 29 Nëntor, 2024 7:54 am
139 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten, një ditë pasi marrëveshja për armëpushim hyri në fuqi, pas më shumë se një viti luftimesh në Liban.

Ushtria izraelite tha se armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u shkel kur “të dyshuarit, disa prej të cilëve në vetura”, u kthyen në disa pjesë të Libanit jugor.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.

“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”.

Tanket izraelite shtien mbi gjashtë zona brenda brezit kufitar të enjten në mëngjes, duke përfshirë Markaba, Ëazzani dhe Kfarchouba, Khiyam, Taybe dhe fushat bujqësore rreth Marjayoun, raportuan mediat shtetërore dhe burime të sigurisë libaneze, raporton Reuters.

Të gjitha këto zona ndodhen brenda dy kilometrave nga Vija e Kaltër, që shënon kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Një burim sigurie tha se dy persona u plagosën në Markaba.

Familjet libaneze, të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor, kanë tentuar të kthehen për t’i kontrolluar pronat e tyre. Megjithatë, trupat izraelite vazhdojnë të qëndrojnë brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit. Gazetarët e Reuters dëgjuan dronë vëzhgues që fluturonin mbi pjesë të Libanit jugor.

Ushtria izraelite tha në një komunikatë se “disa persona të dyshuar janë parë duke u kthyer me automjete në disa zona të Libanit jugor, duke shkelur kushtet e armëpushimit”.

Ushtria njoftoi se trupat “hapën zjarr ndaj tyre”.

Marrëveshja për armëpushim i dha fund konfrontimit më vdekjeprurës ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah ndër vite.

Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 3.823 persona dhe kanë plagosur 15.859 të tjerë që nga tetori i vitit 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Sulmet e Hezbollahut kanë vrarë 45 civilë në veri të Izraelit dhe në Lartësitë e Golanit të okupuara nga Izraeli. Të paktën 73 ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Izraelit, në Lartësitë e Golanit dhe në përleshje në jug të Libanit, sipas autoriteteve izraelite.

Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t’u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka udhëzuar ushtrinë të mos lejojë banorët të kthehen në fshatrat libaneze pranë kufirit.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për Libanin në negociatat për marrëveshjen, tha të mërkurën se banorët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu t’i largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.

Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç paralajmëron: Situata po del jashtë kontrollit mes Rusisë dhe Ukrainës
Artikulli tjetër KE planifikon të shkurtojë stafin e ambasadave të BE-së në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.