KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban
AktualeAnalizeBotaFokus

Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 9:12 am
58 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë në sulmet më të ashpra izraelite ndaj këtij shteti që kur nisi lufta në Iran pesë javë më parë.

Sulmet e 8 prillit, për të cilat një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Liban i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se kanë vrarë 89 persona dhe kanë plagosur 700 të tjerë, ndodhën mes pretendimeve kundërthënëse nëse marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, përfshinte edhe Libanin.

Sulmet, për të cilat ushtria izraelite tha se kishin në shënjestër mbi 100 qendra komanduese dhe objekte ushtarake të grupit militant Hezbollah, që mbështetet nga Irani, në Bejrut, në Luginën Beka dhe në jug të Libanit, duket se rrezikojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur më 7 prill, si dhe trafikun detar në Ngushtica e Hormuzit, që rifilloi në bazë të marrëveshjes pasi ishte bllokuar për disa javë.

Duke cituar një deklaratë të ministrisë iraniane, AFP raportoi se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, “diskutoi shkeljet [e Izraelit] të armëpushimit në Iran dhe Liban” me një udhëheqës të lartë ushtarak pakistanez më 8 prill.

Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se Irani do të tërhiqej nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin.

Ndërkaq, Fars, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane, raportoi se Irani ndaloi trafikun e cisternave të naftës përmes Ngushtica e Hormuzit për shkak të bombardimeve izraelite.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se marrëveshja e armëpushimit përfshin edhe Libanin, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk e përfshinte.

Një korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për transmetuesin publik amerikan PBS shkroi në X se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte thënë më 8 prill se Libani “nuk ishte i përfshirë në marrëveshje” për shkak të pranisë së Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, SHBA-ja dhe Izraeli do të ndalojnë sulmet për dy javë ndaj Iranit, dhe Teherani do të ndalë sulmet ndaj Izraelit dhe vendeve të Lindjes së Mesme dhe do të hapë për qarkullim Ngushticën e Hormuzit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tri gjëra që do të përcaktojnë, nëse armëpushimi SHBA‑Iran do të çojë në paqe
Artikulli tjetër Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.