KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli, sulme të reja! Vritet kryebashkiaku në Liban
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli, sulme të reja! Vritet kryebashkiaku në Liban
AktualeBota

Izraeli, sulme të reja! Vritet kryebashkiaku në Liban

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2024 7:07 pm
129 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministria libaneze e shëndetësisë konfirmoi se gjashtë persona u vranë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Nabatieh në jug të vendit.

Në mesin e viktimave, sipas BBC, është edhe kryetari i bashkisë së qytetit, i cili po merrte pjesë në një takim të ekipit të krizave që po mbahej në një godinë të komunës. 43 persona të tjerë u plagosën.

Zyra e kryeministrit libanez e akuzoi Izraelin se e ka shënjestruar “qëllimisht” mbledhjen e këshillit bashkiak. Guvernatori lokal i tha gjigandit mediatik anglez se shteti hebre goditi njëkohësisht edhe “dhjetëra” objektiva të Hezbollahut në zone…

Sulmet erdhën pasi më herët, Izraeli iu rikthye për të parën herë pas pesë ditësh bombardimeve në Bejrut. Argumenti i Tel Avivit ishte se ka pasur në objektiv “armët strategjike” të fshehura nga Hezbollahu nëntokë. Goditja e kryeqendrës së Libanit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, që e deklaruan hapur se e kundërshtojnë shkallën e sulmeve izraelite në këtë qytet.

Irani sakaq, përmes ministrit të tij të jashtëm Abbas Araghchi, e njoftoi shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon Republikën Islamike në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të saj me raketa në 1 tetor. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gaza.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjermani: Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme

Zgjedhjet në dy lande trondisin Berlin zyrtar

Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi

Njeriu i 17 shkurtit, nën hijen e 16 shtatorit

Qytetarët mbushin sheshin e Prishtinës prej pesë netësh protestë, kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 94 të plagosur nga lëkundjet e tërmetit në Turqi, dy ndërtesa të dëmtuara rëndë
Artikulli tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit, audit financiar në Komisionin e Vetingut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protestat në Tiranë, Rama për gazetën gjermane: Zakonisht jam më i mirë kur ndihem i sfiduar
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 18 Shtator, 2026
Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.