KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përmbyllin dasmën me një festë luksoze, 50 milion dollarëshe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Te Tjera > Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përmbyllin dasmën me një festë luksoze, 50 milion dollarëshe
BotaSocialeTe TjeraZhvillim

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përmbyllin dasmën me një festë luksoze, 50 milion dollarëshe

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2025 12:43 pm
551 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kanë përmbyllur me një festë madhështore në Venecia dasmën e tyre tre-ditore, e cila mblodhi personalitete të njohur nga bota e biznesit, artit dhe politikës.

Ceremonia, e ndjekur nga evente të njëpasnjëshme luksoze, u mbajt në një nga qytetet më romantike të botës, por jo pa kundërshtime nga aktivistë dhe banorë vendas.

Festa përmbyllëse u zhvillua të shtunën mbrëma në Arsenale, një ish-kantier detar mesjetar në lagjen lindore të qytetit, ku morën pjesë rreth 250 të ftuar. Organizimi luksoz thuhet se ka kushtuar rreth 50 milionë dollarë.

Çifti mbërriti në festë me një stil më të thjeshtë se të ftuarit, Bezos i veshur me kostum të zi klasik dhe Sánchez me një fustan rozë të zbehtë. Ndërsa disa mysafirë zgjodhën të shfaqen me veshje të guximshme, madje edhe me pizhame, atmosfera u dominua nga stili, muzika dhe ndriçimi i sofistikuar venecian.

Martesa e tyre simbolike u zhvillua të premten në mbrëmje në ishullin San Giorgio, përballë Sheshit të Shën Markut. Ceremonia nuk kishte vlerë ligjore në Itali, çka sugjeron se martesa zyrtare është kryer më herët në SHBA.

Veshjet e çiftit tërhoqën gjithashtu vëmendje – Sánchez zgjodhi një fustan me jakë të lartë dhe vello me tyl e dantellë nga Dolce & Gabbana, i frymëzuar nga stili i Sophia Loren në filmin Houseboat të vitit 1958. Bezos, i katërti në listën e miliarderëve të Forbes, ishte veshur me një smoking elegant të zi.

Të pranishëm ishin figura të njohura si Bill Gates, Leonardo DiCaprio, Orlando Bloom, Tom Brady, Oprah Winfrey, Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe përfaqësues nga familja mbretërore e Jordanisë.

Ndërkohë, dasma nuk kaloi pa zëra kundërshtues. Rreth 1,000 protestues marshuan në qytet, duke e parë ngjarjen si një shembull të pabarazisë sociale dhe arrogancës së të pasurve. Megjithatë, autoritetet lokale dhe bizneset veneciane e kanë konsideruar këtë si një nxitje të rëndësishme për ekonominë e qytetit. Vetë Bezos ka dhuruar rreth 3 milionë euro për institucionet kulturore veneciane – një gjest që, sipas bashkisë, u bë pa asnjë kusht.

Bezos dhe Sánchez u fejuan në vitin 2023, pas një lidhjeje që nisi katër vite më parë, pas divorcit të tij nga MacKenzie Scott.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Artikulli tjetër “Mbreti i drogës”, Ylli Dedani dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata në Detroit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.