KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
AktualeAnalizeBotaSociale

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2025 12:38 pm
189 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1. 000 fuçi në Atlantikun Verilindor, sipas një zëdhënëseje të organizatës franceze kërkimore CNRS. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit u nis nga Bresti,  Franca  perëndimore, në mesin e qershorit me anijen “L’Atalante” drejt zonës kërkimore në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Për katër javë ata janë në kërkim të fuçive me mbetje bërthamore për të vlerësuar ndikimin e tyre në ekosistemin lokal.

Mes viteve 1950 dhe 1980, disa shtete i hodhën mbetjet bërthamore thjesht në oqean. Në atë kohë, thellësitë e oqeaneve dukeshi si një zgjidhje e leverdisshme dhe e thjeshtë për asgjësimin e mbetjeve bërthamore të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët – të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.

Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200.000 fuçi të tilla gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor – në një thellësi prej 3.000 deri në 5.000 metra. Megjithatë, vendndodhja e saktë e mbetjeve bërthamore është e panjohur. Po ashtu pak dihet për gjendjen e fuçive dhe nëse ato ndodhen më vete apo të grupuara.

Studiuesit po hulumtojnë ndikimin në mjedis

Studiuesit aktualisht po eksplorojnë zonën ku ndoshta ka rënë gjysma e mbeturinave. Ekipi synon të krijojë një hartë të fuçive të mbeturinave bërthamore të gjetura dhe të marrë mostra të shumta nga uji, shtrati i detit dhe kafshët. Në këtë ekspeditë ata mbështeten nga roboti autonom zhytës Ulyx, i cili është i pajisur, ndër të tjera, me një kamerë për imazhe 3D dhe një sistem sonor për gjetjen e objekteve.

Patrick Chardon, kreu i projektit NODSSUM-Nuclear Ocean Dump Site Survey Monitoring, Monitorimi i Vendndodhjes së Mbeturinave Bërthamore në Oqeani, mendon se radioaktiviteti në shumicën dërrmuese të mbetjeve bërthamore në Atlantikun e Veriut do të jetë zhdukur praktikisht pas rreth 300 deri në 400 vjetësh. Fuçitë u projektuan për t’i bërë ballë presionit të oqeanit të thellë, por jo për ta mbajtur vërtet brenda radioaktivitetin. Chardon ka dyshime, se radioaktiviteti mund të ketë dalë nga kontejnerët prej kohësh.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Artikulli tjetër Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përmbyllin dasmën me një festë luksoze, 50 milion dollarëshe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.