KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jetëgjatësia në botë, njerëzit sërish jetojnë më gjatë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Jetëgjatësia në botë, njerëzit sërish jetojnë më gjatë
AnalizeBotaFokusSociale

Jetëgjatësia në botë, njerëzit sërish jetojnë më gjatë

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2025 5:41 pm
222 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur duke u rikthyer në nivelin e periudhës para pandemisë së koronavirusit. Gratë jetojnë mesatarisht deri në 76,3 vjet ndërsa burrat 71,5, sikurse mësohet nga një seri studimesh botuar në revistën presitjgoze për mjekësinë “The Lancet”.

“Rritja e ndjeshme e popullsisë në plakje dhe faktorët e rrezikut në ndryshim kanë hapur një epokë të re të sfidave globale për shëndetin”, deklaroi Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle. Ekipi i studiuesve ka vlerësuar gjithsej mbi 300.000 burime të dhënash. Mbi bazën e të dhënave për vitin 2023 u ndërmorrën vlerësime për 204 shtete dhe territore.

Që nga viti 1950 jetëgjatësia për gratë dhe burrat, sipas këtyre hulumtimeve, është rritur më shumë se 20 vjet. Deri në vitin 2050, sipas një parashikimi, jetëgjatësia do të rritet edhe me gati pesë vjet jetë më shumë, pra tendenca pozitive do të vazhdojë.

Të kamurit jetojnë më gjatë se të varfërit

Jetëgjatësia është megjithatë e ndryshme në rajone të ndryshme – dallimet (në raport me të dyja gjinitë) janë rreth 83 vjeç në vendet me paga të larta mesatare dhe 62 vjeç në vendet afrikane në jug të Saharasë. Në Gjermani jetëgjatësia për gratë është 83,5 vjeç, ndërsa për burrat 78,9 vjeç(bazuar në të dhënat nga viti 2024).

Ndërkohë që kuotat e vdekshmërisë në përgjithësi janë në rënie, tek të rinjtë në veri dhe në jug të Amerikës ka rritje të vdekjeve kryesisht për shkak të suicidit dhe konsumit të drogës e alkohoolit. Parë në nivel global shkaqet më të shpeshta për vdekje – ashtu si edhe para pandemisë Corona – janë çrregullimet në sistemin kardiovaskular, hemoragjitë cerebrale dhe sëmundjet kronike të mushkërive COPD.

Faktorët e rrezikut

Studiuesit kanë marrë në analizë jo vetëm rastet e vdekjeve, por edhe vitet, që njerëzit jetojnë me kufizime të aftësive fizike apo shëndetësore. Bashkë me vitet e humbura nga vdekjet e parakohshme rezultojnë këto të ashtuquajtura DALYs (Disability-Adjusted Life Years). Ndërmjet viteve 1990 dhe 2023 është ulur ndjeshëm barra nga sëmundjet dhe dëmtimet fizike, matur sipas DALY-së për banor, me rreth 36 përqind.

Përveç kësaj ekipit i Murray hulumtoi 88 faktorë, që mund të influencojnë ndaj sëmundjeve, sepse gati gjysma e DALY-së kishin lidhje me të tillë faktorë. Faktorët e rrezikut me kuotën më të lartë DALY sipas kësaj më 2023 ishin: tensioni i lartë i gjakut, ndotja e ajrit me grimcat e imëta, duhani, vlera e lartë e sheqerit në gjak, lindjet nënpeshë, mbipesha (një shifër e lartë e body-mass-index (BMI)) dhe niveli i lartë i kolesterolit LDL.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia përballet me sfida energjetike nga SHBA-ja dhe Rusia
Artikulli tjetër Shpërthim me 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur në Itali, arrestohen tre vëllezër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.