KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kalifornia detyron të pastrehët të largohen nga rrugët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Kalifornia detyron të pastrehët të largohen nga rrugët
BotaSociale

Kalifornia detyron të pastrehët të largohen nga rrugët

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 7:43 am
125 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një vendim i muajit qershor i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara u hapi udhë autoriteteve në mbarë vendin të gjobisin dhe arrestojnë njerëzit që flenë në rrugë.

Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot, kjo masë po çon në një pastrim masiv të tendave të të pastrehëve në shumë qytete të Kalifornisë, përfshirë Los Anxhelosin.

General Dogon thotë se ka patur varësi nga droga dhe ka vuajtur një dënim të gjatë me burg, përpara se të përfundonte në një tendë në qendër të qytetit të Los Anxhelesit. Ai thotë se është tronditëse që Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po i lejon qytetet të ndalojnë njerëzit të flenë në hapësira publike.

“E them tërë kohës, ata duan të na e bëjnë jetën edhe më të vështirë. Nëse s’kemi ku të shkojmë, s’kemi dhe kaq. Çfarë do të bëjnë? Nuk më intereson se çfarë thotë Gjykata e Lartë”, thotë General Dogon, i cili është i pastrehë.

Rreth një muaj pas vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë që autorizonte shtetet të arrestonin të pastrehët, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi institucionet shtetërore të pastrojnë rrugët. Kjo është mizore, thotë Pete White, drejtor i Rrjetit të Veprimit të Komunitetit në Los Anxhelesit, një organizatë në ndihmë të të varfërve.

“Në një farë mënyre ata po thonë se nuk ka vend për të pastrehët. Pra po thonë se janë të gatshëm të investojnë më shumë para për policinë se sa për strehim. Ata po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga kjo krizë sociale”, shprehet ai.

Organizata “Misioni për të Shpëtuar” u ka shërbyer personave të pastrehë në zonë për 130 vjet. Presidenti i përkohshëm i orgnanizatës, Jeff Hudson mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Eshtë një vendim logjik që synon balancimin e të drejtës së individëve që të mund të mbajnë hapur bizneset, dyqanet dhe të drejtës së individëve për të pasur strehë. Pra, Gjykata e Lartë mori anën e individëve që duan të hapin biznese, të punojnë dhe duan të përdorin trotuaret”, shprehet ai.

Sipas zotit Hudson, tani sfida është që të gjendet një çati për pothuasje 70 mijë të pastrehët e qytetit.

Jodi Cobb ka jetuar në rrugë për dhjetë vjet. Sot ajo punon tek organizata “Misioni për të Shpëtuar”. Ajo thotë se për shkak të varësisë nga droga nuk mund të merrte vendimet e duhura dhe largimi i saj me forcë nga rruga e ndihmoi.

“Me urdhër të gjykatave kam qenë në institucione mendore, kam qenë në rehabilitim. Kam qenë në pavijone psikiatrike dhe më thanë se nuk do të punoja më kurrë, por ja ku jam tani”, tregon ajo.

Që nga urdhëri i guvernatorit Newsom, Los Anxhelesi ka raportuar një rënie prej 10 për qind të njerëzve që flenë në rrugë. San Fransisko, i njohur gjerësisht për numrin e të pastrehëve, pas dekadash të tëra, nuk ka më të pastrehë në rrugë. Por aktivistët thonë se pavarësisht këtyre statistikave, numri i personave që kanë nevojë për ndihmë është i njëjtë, por tani ata thjesht nuk shihen në hapësirat publike të qytetit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Harris dhe Biden shfaqen bashkë, për herë të parë, që nga zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetër Humb jetën pasagjeri në avionin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.