Së fundmi duke marrë parasysh edhe zhvillimin e teknologjisë dhe duke qenë se gjithçka po avancon po dëgjojmë se si vendet e pasura me naftë në Lindjen e Mesme po ndërtojnë projekte dhe ndërtesa me risi unike për të inkurajuar turistët që të vizitojnë vendet e tyre sa më shumë.
Katari është vendi më i fundit arab që e bën këtë pasi publikoi së fundmi planet e tij për të ndërtuar një resort lundrues luksoz gjigant prej 8,6 hektarësh, i vendosur në Doha në Gjirin Persik.
I quajtur “The Eco-Floating Hotel”, ai është krijuar me synimin për të përdorur sasinë minimale të humbjes së energjisë me zero mbetje duke u rrotulluar rreth pozicionit të tij për shkak të veçorisë karakteristike lëvizëse.
“Për shkak të veçorisë së tij karakteristike lëvizëse, ai gjeneron energji elektrike duke u rrotulluar rreth pozicionit të tij sipas rrymës së ujit dhe u ofron përdoruesve përvoja të ndryshme në disa prespektiva”.
Do të ketë tre mënyra në të cilat njërëzit do të mund të vizitojnë hotelin, qoftë përmes skelës që lidhet me bregun, me varkë apo edhe me helikopter – sepse një hotel luksoz si ky është projektuar në mënyrën më perfekte.
Brenda hotelit, recepsioni dhe holli prej 7500 metrash katrorë do të kenë dysheme xhami në mënyrë që të ftuarit të mund të shohin jetën ujore më poshtë dhe në secilën nga dhomat e tij madhështore.
Çdo dhomë është vendosur të ketë një ballkon të gjerë dhe me hotelin që rrotullohet butësisht, të ftuarit do të kenë një pamje 360 gradë të rrethinës së resortit – por sigurisht jo në të njëjtën kohë.