KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?
AnalizeRajoniZhvillim

Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 9:15 am
89 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më shumë lajm i mirë për zhvillimin ekonomik në Gjermani, apo lajm i keq për mjedisin në Serbi? “Në fakt, të dyja”, thotë profesoresha Claudia Kemfert, një ekonomiste që merret kryesisht me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Është mirë që Gjermania të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, e cila aktualisht ka monopol në të gjithë zinxhirin e prodhimit të litiumit. Por nga ana tjetër, është e keqe për mjedisin në Serbi, sepse nxjerrja e litiumit vjen me rreziqe mjedisore. Aktivistët e mjedisit me të drejtë theksojnë këtë. Më parë kishte një moratorium, domethënë u tërhoq licenca (për minierat). Dhe më pas ky vendim u anulua. Kjo është shqetësuese”, thotë Kemfert.

“Gjermania duhet të ushtrojë ndikim”

Marrëveshja me Serbinë e nënshkruar nga Scholz dhe Vuçiç është problematike për dy arsye: “Së pari, për shkak se ne nuk mund të eksportojmë problemet tona mjedisore. Dhe dy, duhet të kemi kujdes nga kush bëhemi të varur.” Ekspertja thotë se “është mirë nëse jemi më pak të varur nga Kina, por nga ana tjetër, në rastin e Serbisë, duhet përmendur edhe problemet siç është liria e shtypit, apo dhe fakti që ajo nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”.

Kemfert beson se është e mundur të sigurohet respektimi i standardeve mjedisore përmes procesit të çertifikimit të minierave dhe prodhimit në Serbi. Por edhe duke ushtruar presion ndaj autoriteteve serbe. “Gjermania duhet të ushtrojë ndikim tek Serbia. Një çështje tjetër është nëse kjo do të japë fryte. Por duhet provuar, sepse Gjermania nuk mundet thjesht t’i eksportojë problemet e saj mjedisore diku tjetër. Përndryshe, ajo do të duhet të nxjerrë vetë litium në Gjermani”, shton Kemfert, që drejton edhe Departamentin për Energjinë, Transportin dhe Mjedisin në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), e ajo është edhe profesore në Universitetin Leufana në Lüneburg.

Rezervat e litiumit në Gjermani më pak se në Serbi?

Ajo pretendon se rezervat e litiumit në Gjermani nuk janë aq të mëdha sa në Serbi dhe shton një arsye tjetër pse Gjermania po kërkon litium jashtë vendit të saj është: “Këtu kemi standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat në vendet e tjera nuk kujdesemi si këtu. Kjo do të thotë se shumë projekte nuk japin fare rezultat ose duhet shumë kohë për të marrë lejet. Ka mjaftueshëm litium në botë, nuk ka mungesë, prandaj fokusi është në tregun botëror, tek importi.

Naiv ndaj Vuçiçit?

Në pyetjen nëse kancelari Olaf Soltz është naiv në raport me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ashtu siç ishte ish-kancelarja Angela Merkel me presidentin rus Vladimir Putin, bashkëbiseduesja jonë thotë se Gjermania nuk është më aq naive. “Duhet thënë qartë se Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë. Bëhet fjalë për ndikim dashamirës, ​​miqësor ndaj Serbisë për t’iu përmbajtur qëllimeve dhe standardeve mjedisore. Në fund të fundit, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kjo është ajo që ne të gjithë duam dhe ne duhet të ndjekim atë rrugë të përbashkët”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katari do të ndërtojë një resort lundrues që do të rrotullohet në oqean
Artikulli tjetër Politikania australiane turpëron Charles, me tone të larta në Dhomën e Parlamentit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj
Aktuale Fokus Korrupsion Kryesore Politike 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.