KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush e përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush e përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë?
AnalizeBota

Kush e përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë?

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 7:03 am
114 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, numri i votave në nivel kombëtar nuk përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Fjalën e fundit e ka Kolegji Zgjedhor. Por si funksionon kjo?

Kur kandidatët fitojnë votën popullore, kjo do të thotë se ata kanë siguruar më shumë vota në total se kundërshtari. Por nuk zgjidhet kështu presidenti amerikan.

Kur Themeluesit e Amerikës përcaktuan proceset zgjedhore në 1787, ata donin të balanconin fuqinë midis shteteve dhe të shmangnin mundësinë që ky post të merrej nga kandidatë të papërshtatshëm.

Kolegji Zgjedhor u krijua si një kompromis, duke vepruar si një fazë e ndërmjetme mes procesit të votimit dhe deri në emërimin e presidentit.

Kolegji Zgjedhor aktualisht përbëhet nga 538 elektorë, të shpërndarë në të 50 shtetet amerikane, bazuar në numrin e përfaqësuesve të tyre në Kongres, që përcaktohet kryesisht nga popullsia. Kalifornia, për shembull, ka 54 elektorë, ndërsa Wyoming me popullsi të rrallë, ka vetëm tre.

Për t’u bërë president, një kandidati i nevojiten të paktën 270 vota të kolegjit elektoral.

Dyzet e tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë një sistem ku fituesi i merr të gjitha votat elektorale.

Dy shtete – Maine dhe Nebraska – i ndajnë votat elektorale në bazë të rezultatit.

Kur bëhet fjalë për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, vota popullore mbarëkombëtare nuk ka rëndësi. Është e mundur të bëhesh president edhe duke u humbur votën popullore.

Kjo ka ndodhur pesë herë në histori.

Donald Trump u bë president në vitin 2016, pavarësisht se mori 2.9 milionë vota më pak se Hillary Clinton. George W. Bush fitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, pavarësisht se kishte 540,000 vota më pak se Al Gore.

Procesi “zgjedhor indirekt”, siç është quajtur, vazhdon të përballet me kërkesa për rishqyrtim. Ka patur mbi 700 propozime për shfuqizimin apo reformimin e Kolegjit Zgjedhor, por asnjë prej tyre nuk ka patur sukses.

Ne ndoshta do ta mësojmë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, por elektorët nga secili shtet nuk votojnë zyrtarisht deri në dhjetor.

Megjithëse procesi i Kolegjit Zgjedhor është i parashikuar në Kushtetutë, në të nuk thuhet se elektorët duhet të votojnë në përputhje me votuesit e shtetit. Kjo u lihet shteteve për ta përcaktuar.

Deri më tani, 90 elektorë kanë votuar për një kandidat tjetër presidencial, megjithëse vetëm një ka votuar për kandidatin e partisë humbëse në një zgjedhje të ngushtë. Kjo nuk ka ndryshuar ndonjëherë rezultatin e zgjedhjeve, por nxjerr në pah paparashikueshmërinë e sistemeve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, kur mbyllen kutitë e votimit dhe kur nis numërimi i votave
Artikulli tjetër SHBA, shteti që krijoi trazira katër vite më parë, republikanët akuzojnë sërish për vjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.