KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lituani, rreth 5000 forca gjermane në krahun lindor të NATO-s
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lituani, rreth 5000 forca gjermane në krahun lindor të NATO-s
AktualeBotaFokus

Lituani, rreth 5000 forca gjermane në krahun lindor të NATO-s

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 8:22 am
191 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.

Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qendrojë përherë atje – një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.

“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është “një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm”.

Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis eksklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive.

Kazerma dhe rrugë të reja

Që nga vera 2023 ministri Pistorius po çon përpara formësimin e brigadës. Deri tani në bazën e dislokimit janë shtabi i brigadës si dhe njësitë e para të ndihmës. Deri në fund të vitit do të jenë vendosur gjithsej 500 ushtaret dhe ushtarët gjerman.

Ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin e infrastrukturës. Në sheshin e stërvitjes së trupës Rudninkai, baza qëndrore e brigadës, po ndërtohen kazermat, rrugë të reja dhe po zgjatet një segment hekurudhor. Kjo zonë ndodhet në juglindje të Lituanisë, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë. Në qytetet Vilna dhe Kaunas po krijohen shkolla e kopshte për familjet e ushtarakëve nga Gjermania.

Dislokimi i brigadës në tërësi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, e kjo për të dy vendet është jo vetëm një sfidë logjistike, por edhe financiare. Lituania e ka rritur buxhetin e saj për mbrojtjen. Edhe qeveria e re e Gjermanisë nën kancelarin kristiandemokrat Friedrich Merz nuk do të kursejë në shpenzimet për mbrojtjen.

Shtrohet pyetja për personelin, që faktikisht i mungon Bundeswehr-it. Kërkimi i gjithsej 4800 ushtareve dhe ushtarëve si dhe i 200 të punësuarve civilë, që vullnetarisht transferohen për disa vite në Lituani, mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.

Ministri Mbrojtjes për këtë ka bërë parapërgatitje: Për ta bërë sa më tërheqës shërbimin në krahun lindor të NATO-s dhe për Bundeswehr-in në përgjithësi, ai u angazhua për një ligj, që u miratua në fillim të vitit në Bundestag. I ashtuquajturi “Neni ligjor pikë-kthesë” parashikon suplement të lartë rroge dhe kushte më të mira për angazhimet në shërbimet në vend dhe jashtë vendit.

Shkolla gjermane dhe zyra postare në terren

Bundeswehr-i është në Lituani që nga viti 2017. Gjermania ka pasur atje drejtimin e njësisë shumëkombëshe Buttlergroup të NATO-s, e cila që nga prilli u vu nën drejtimin e brigadës së re të tankeve.

Bazë ligjore për dislokimin e përhershëm të brigadës është një marrëveshje qeveritare, që nënshkruan Gjermania dhe Lituania në shtator 2024. Në këtë mënyrë duhet që “të krijohen kushtet më të mira të mundshme për ushtarët dhe familjet e tyre”, sikurse thekson pala lituaneze.

Kjo përfshin të drejtën e Bundeswehr-it për të përdorur pa qira objektet lituaneze, sipas nevojave të veta të depozitojë atje armë dhe municion si dhe të operojë me zyrat postare në terren. Po ashtu lejohet të hapen kopshte dhe shkolla në gjuhën gjermane sipas planeve mësimore gjermane, që njihen në Lituani.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Artikulli tjetër Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.