KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marrëveshja për emigrantët, Meloni: “Jam e vendosur të eci përpara!”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Marrëveshja për emigrantët, Meloni: “Jam e vendosur të eci përpara!”
BotaKomentZhvillim

Marrëveshja për emigrantët, Meloni: “Jam e vendosur të eci përpara!”

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 10:38 am
160 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë një intervistë në ceremoninë e 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane “Il Tempo” ku foli dhe për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Meloni tha se e ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së në vendin e saj për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali-Shqipëri.

Ajo shtoi se nuk do të lejojë që të çmontohet një model që kanë identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse, sipas saj, ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni.

Meloni tha se është e vendosur të ecë përpara dhe se asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm, sepse emigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Sipas Melonit, gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt, thotë ajo, filloi shumë më herët.

Pjesë nga fjala e Melonit në intervistë:

Do të punoj ditë e natë, por edhe do të jap përgjigjet që presin italianët. Më ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali – Shqipëri. Ndjej detyrim t’ju kujtoj se protokolli është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe nuk është normale që përfaqësuesit italianë të shkojnë në Evropë për të kërkuar dënimin e Italisë. Nuk do të lejoj që të çmontohet një model që ne kemi identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar emigracioni. Jam e vendosur të eci përpara.

Asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm, sepse imigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Unë mendoj se edhe gjyqësori është dakord me mua. Vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë.

Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali – Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve.

Ai do të funksionojë, nuk lejoj të çmontohet. Çështja e Shqipërisë është instrumentalizuar. Protokolli Itali – Shqipëri është një projekt që realisht mund të ndryshojë temën e menaxhimit të flukseve migratore. Këtë e kuptojnë të gjithë. E kuptojnë vendet europiane që po na mbështesin. Ju kujtoj se tema për të gjetur zgjidhje të reja për trajtimin e çështjes së migracionit ilegal ishte dhe në konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian.

Ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Eyropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhë të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. Është e qartë se kush do të ndalojë migracionin ilegale e kupton se ky mund të jetë një çelës kthese në anën pozitive dhe kush nuk do që kjo të ndalet e kupton se ky mund të jetë një kthesë negative.

 

Marrë nga Il tempo

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cili është qëllimi përfundimtar i Netanyahut për të ardhmen?
Artikulli tjetër Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.