KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Melania Trump nuk pëlqen qëndrimin me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Melania Trump nuk pëlqen qëndrimin me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë
BotaSocialeZhvillim

Melania Trump nuk pëlqen qëndrimin me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2024 9:41 am
127 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Melania Trump nuk ka gjasa të zhvendoset me kohë të plotë në Uashington në mandatin e saj të dytë si zonjë e parë, sipas burimeve të shumta për CNN, duke treguar edhe një herë shenja të gatishmërisë së saj për të thyer traditën ndërsa rikthehet në rolin e saj të profilit të lartë.

Diskutimet mbi mënyrën dhe vendin ku ajo do të kalojë kohën vijojnë ende, thanë burimet.

Një nga vendimet e saj të para zyrtare ishte të mos merrte pjesë në takimin tradicional dhe simbolik me zonjën e parë në largim, Jill Biden, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden priti presidentin e zgjedhur në Zyrën Ovale të mërkurën. Pasi Jill Biden bëri ftesën, pati diskutime për pjesëmarrjen e zonjës së parë të ardhshme, ndërsa anëtarët e ekipit të Donald Trump-it bënë të qartë se ishte e rëndësishme që ajo të shkonte.

Burimet përmendën një konflikt të mëparshëm për Melania Trump, lidhur me librin e saj, dhe zyra e zonjës së parë të ardhshme konfirmoi në X të mërkurën në mëngjes se ajo nuk do të merrte pjesë në takim.

Megjithatë, episodi tregon se Melani Trump do të ketë edhe më shumë autonomi herën e dytë.

“Nuk jam e shqetësuar sepse kësaj here është ndryshe. Kam shumë më tepër përvojë dhe shumë më tepër njohuri. Kam qenë më parë në Shtëpinë e Bardhë. Kur hyn, e di saktësisht çfarë të presësh,” tha Trump në një intervistë të fundit për Fox Neës, ndërsa promovonte kujtimet e saj.

Sipas burimeve të njohura me çështjen, pritet që Trump të kalojë pjesën më të madhe të kohës gjatë katër viteve të ardhshme jo në Shtëpinë e Bardhë, por midis Nju Jorkut dhe Palm Beach, Florida. Megjithatë, burimet këmbëngulën se ajo do të jetë e pranishme për ngjarjet kryesore dhe do të ketë platformën dhe prioritetet e saj si zonjë e parë.

Gjatë mandatit të tij të parë si president, Donald Trump kaloi fundjavat e dimrit në Mar-a-Lago dhe fundjavat e verës në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, dhe pritet të vazhdojë të bëjë kështu. Familja Biden gjithashtu ka kaluar shumë kohë në shtëpitë e tyre familjare në Delaware, edhe pse Shtëpia e Bardhë ka qenë rezidenca kryesore e Joe dhe Jill Biden gjatë ditëve të javës për katër vitet e fundit.

Melania Trump ka krijuar një jetë dhe rreth miqsh në Florida gjatë katër viteve të fundit dhe, sipas burimeve, ka të ngjarë të kalojë shumë nga koha e saj atje.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, Trump vonoi lëvizjen e saj në Uashington, duke zgjedhur të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë disa muaj pas inaugurimit, ndërsa djali i saj Barron, atëherë 10 vjeç, përfundoi vitin shkollor. Barron Trump, tani 18 vjeç, po ndjek Universitetin e New York-ut.

Burimet sugjerojnë se zonja e parë e ardhshme do të kalojë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të kohës në Trump Toëer në Nju Jork, për të qenë pranë djalit të saj, Barron. Ajo u pa në qytet të dielën, duke u kthyer me të nga Florida me avionin privat të presidentit të zgjedhur.

“Nuk mund të them se jam një prind që jeton vetëm. Nuk e ndjej kështu,” i tha Melania Trump gazetarit të Fox News, Ainsley Earhardt, muajin e kaluar.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U qëllua mbrëmë me një plumb në kokë, ndërron jetë 52-vjeçari në Tiranë
Artikulli tjetër Porno me të mitur, arrestohet në Tiranë ‘regjisori’ amerikan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.