KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
AnalizeBotaFokusZhvillim

Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2025 10:23 am
214 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gushtin e kaluar, hetuesit gjermanë menduan se ishin pranë zgjidhjes. Me urdhër-arrest evropian ata ishin në kërkim të një zhytësi nga Ukraina. Në verën e vitit 2024, Volodymyr Z. u gjurmua më në fund në Poloni. Autoritetet gjermane shpresuan, se kolegët e tyre jashtë vendit do ta arrestonin atë. Por për ditë të tëra, kjo nuk ndodhi. Derisa ky person me ndihmë zyrtare nga Ukraina më në fund arriti të ikte përtej kufirit në vendin e tij të lindjes.

Tani, një vit pas përpjekjes së dështuar në Poloni dhe pothuajse tre vjet pas sulmeve ndaj gazsjellësit Nord Stream, hetuesit më në fund arritën një sukses: Siç njoftoi Prokurori i Përgjithshëm Federal, shtetasi ukrainas Serhii K. u arrestua në provincën italiane të Riminit gjatë natës nga e mërkura në të enjten. Ky është arrestimi i parë i një të dyshuari në lidhje me një nga aktet më të mëdha të sabotimit në Evropë.

Hetimet e ARD, Süddeutsche Zeitung (SZ) dhe Die Zeit kanë treguar vazhdimisht në vitet e fundit se si hetuesit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) dhe Policia Federale, të ngarkuar nga Prokurori i Përgjithshëm Federal, po përparonin hap pas hapi në kërkimin e të dyshuarve. Disa javë më parë, autoritetet gjermane kishin shpresa se së shpejti do të kishin sukses.

I arrestuari me gjasë figurë kyçe

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Federal, Serhii K. besohet të jetë një figurë kyçe. Ai dyshohet se është një nga koordinatorët e operacionit në shtator 2022. Sipas urdhrit të arrestit, K., ashtu si Volodymyr Z., thuhet se është pjesë e grupit që dyshohet se vendosi eksplozivin në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.  Sipas hulumtimit, hetuesit kanë identifikuar disa të dyshuar, përfshirë civilë dhe individë me trajnim ushtarak.

Sipas hetimeve deri tani dihet, se sulmuesit kanë përdorur në Detin Baltik jahtin gjerman me vela “Andromeda” në shtator 2022. Thuhet se ata e kanë marrë me qira më parë anijen në Rostock duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara përmes një kompanie në Varshavë. Më pas, zhytësit thuhet se i kanë bashkangjitur eksplozivët me fitil me sahat në tubacionet në shtratin e detit. Më 26 shtator 2022, tre nga katër fijet e dy tubacioneve u shkatërruan përfundimisht.

Suedia dhe Danimarka i kanë mbyllur me kohë hetimet. Prokuroria e Përgjithshme Federale e vazhdoi hetimin nën dyshimin për “shkaktim të qëllimshëm të një shpërthimi” dhe “sabotim antikushtetues”. Serhii K. akuzohet gjithashtu për “shkatërrim të objekteve”, sipas deklaratës së autoritetit gjerman në Karlsruhe.

Kritikat ndaj Nord-Stream

Për disa vite, një pjesë e madhe e gazit natyror rus për Gjermaninë vinte direkt nëpërmjet Nord Stream 1. Ndërsa qeveria gjermane e kishte promovuar për vite me radhë atë si një projekt të sektorit privat, shumë vende të Evropës Lindore, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, e kishin kritikuar ashpër projektin. Ato kishin paralajmëruar për pasojat gjeopolitike të anashkalimit të Evropës Lindore në furnizimin me gaz rus.

Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia kishte pezulluar tashmë furnizimet nëpërmjet Nord Stream 1 përpara se tubacionet të shkatërroheshin. Për shkak të mosmarrëveshjeve politike, tubacionet e gazsjellësit Nord Stream 2 nuk ishin vënë ende në funksionim.

Arrestimi mund të sjellë prova të reja

Për hetuesit gjermanë, arrestimi mund të sjellë informacione të reja rreth sfondit të vërtetë të sulmit, përfshirë edhe se kush e porositi atë. A e urdhëruan sulmin ukrainasit apo madje vetë qeveria ukrainase? Apo sulmet ndaj Nord Stream janë një operacion “me flamur të rremë” që synon të zhvendosë dyshimet tek Ukraina?

Burime gjermane të sigurisë thonë se nuk ka prova që mbështesin supozimin e fundit. Pyetja tjetër që duhet të marrë përgjigje është, edhe nëse grupi i autorëve që kryen shpërthimin vepronte nga Ukraina, a kishte ai një porosi nga shteti dhe mbështetje logjistike? Apo kush veproi këtu?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e qeverisë së tij në sulme. Arrestimi i fundit mund të hedhë më shumë dritë mbi këtë çështje së shpejti.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, KQZ-ja nuk e çertifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit
Artikulli tjetër Trukimi i shortit të Kupës së Rumanisë shndërrohet në qesharak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.