KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Musk takon virtualisht, kandidaten për kancelare në Gjermani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Musk takon virtualisht, kandidaten për kancelare në Gjermani
AktualeBotaOpinion

Musk takon virtualisht, kandidaten për kancelare në Gjermani

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 11:06 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas deklaratave të Elon Musk se vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë, multimiliarderi amerikan dhe kandidatja për kancelare e partisë AfD, Alice Weidel, do të takohen të enjten në mbrëmje (ora 19:00) në platformën X për një diskutim dypalësh.

Aktiviteti mban titullin “Hapësira” dhe do të fokusohet tek situata aktuale politike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit në Gjermani. Siç bëri të ditur një zëdhënës i Weidel-it gjatë bisedës do të diskutohet ndër të tjera edhe për çështjen e lirisë së shprehjes.

Biseda do të zhvillohet në anglisht dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt nga kushdo në platformën X. Po ashtu gjatë bashkëbisedimit do të lejohen edhe pyetje nga audienca virtuale. Sipas zëdhënësve të tyre, Musk dhe Weidel ende nuk janë takuar personalisht.

Musk është këshilltar i ngushtë i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Pronari i Platformës X dhe shefi i prodhuesit të automobilëve Tesla po bën fushatë për populisten e djathtë Weidel.

Musk: Shpresa e fundit për Gjermaninë

Para disa ditësh Elon Musk shkroi në platformën X, se vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë. Këtë qëndrim ai e forcoi edhe në një artikull të botuar në gazetën javore gjermane “Welt am Sonntag”. Musk shkruan: “Alternativa për Gjermaninë mund ta shpëtojë Gjermaninë që të mos bëhet hije e së kaluarës së saj. Gjermania është rehatuar në një gjendje mesatare – tani është koha për ndryshime të guximshme, dhe AfD-ja është e vetmja parti që mund ta hapë këtë rrugë.”

Musk shkruan se AfD-ja është “shpresa e fundit për vendin”, e cila sipas tij po kalon një krizë ekonomike dhe kulturore. Ai beson se vetëm AfD-ja mund ta ringjallë ekonominë gjermane dhe të shmangë humbjen e identitetit përmes një “politike imigracioni të kontrolluar”.

Për ata që e cilësojnë AfD-në si ekstremiste, Musk thotë: “Mos u ndikoni nga etiketimet,” duke përmendur se partnerja e bashkëkryetares së AfD-së, Alice Weidel, është nga Sri Lanka. Thirrja e miliarderit Musk për të votuar për AfD-në shkaktoi kritika të ashpra në Gjermani.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie
Artikulli tjetër Të hetohen shkeljet për shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.