KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërsa Kalifornia digjet, valë ekstreme të ftohti në disa shtete të SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërsa Kalifornia digjet, valë ekstreme të ftohti në disa shtete të SHBA
AktualeBotaSociale

Ndërsa Kalifornia digjet, valë ekstreme të ftohti në disa shtete të SHBA

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 8:52 am
157 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa banorët e Kalifornisë jugore vazhdojnë të luftojnë kundër zjarreve, temperatura që kërcënojnë jetën janë regjistruar në shumë zona të SHBA.

Shumë zona të SHBA kanë ngrirë nën një të ftohtë ekstrem në fillim të kësaj jave. Temperatura deri në 40 gradë nën zero dhe reshje të forta bore e bëjnë situatën të rrezikshme për jetën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Meteorologët bënë gjithashtu paralajmërime për stuhi dimërore e cila mund të prekë deri në 70 milionë njerëz.

Banorët e shteteve të Atlantikut të Mesëm, në veçanti, duhet të vishen mirë, veçanërisht në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani. Në New England, më në veri, duke përfshirë shtetet e Connecticutit, New Hampshire-t, Maine-t, Massachusetts-it, Rhode Island-it dhe Vermontit, alarmet janë në fuqi që dje pasdite. Deri të mërkurën priten reshje të forta bore në perëndim të Nju Jorkut, me reshje deri në 90 centimetra në disa zona.

Rekomandohen pajisje emergjente e celularë të ngarkuar

Ka ditë që i ftohti ka prekur një pjesë të madhe të SHBA, por të hënën (21.01.) pritej që temperaturat të zbrisnin nga 34 në 48 gradë nën zero. Popullatës në Minnesota i rekomandojnë veshje të përshtatshme dimri dhe në rast udhëtimi, të mbajë me vete pajisje emergjente.

Shërbimet e urgjencës i kujtojnë drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë me serbator të mbushur plotësisht dhe me celularë plotësisht të karikuar, për të kontaktuar familjet e tyre në rast nevoje.

Gjithashtu priten temperatura të ulëta rekord në kryeqytetin Uashington D.C, ku termometri ka gjasa të bjerë në shtatë gradë nën zero, sipas meteorologëve. Fryn gjithashtu edhe erë e akullt. Parashikimi bëri që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, ta kalonte ceremoninë e marrjes së detyrës në brendësi të Kapitolit.

Vala e ftohtë lidhet me të ashtuquajturin “Arktic Outbreak”. Kjo i referohet ardhjes së papritur të ajrit jashtëzakonisht të ftohtë nga rajonet polare, në zona më të ulëta. Sipas ekspertëve, kjo masë ajrore rrjedh shpesh nga Arktiku përmes Kanadasë dhe SHBA, e nxitur nga sisteme të forta me presion të lartë në veri dhe zona me presion të ulët më në jug. Si rezultat, temperatura arrijnë pika në 35 gradë nën zero, dhe në tokë mund të zbresin nën 40 gradë nën zero. Në kombinim me erërat e forta, stuhitë e borës, të njohura si “Blizzards”(“erëra të befta”), mund të shkaktojnë kushte kaotike në ambient.

Moti ekstrem – më i shpeshtë prej ndryshimeve klimatike

Në një kohë që të shtunën, në bregun perëndimor zjarre shkatërruese pyjesh përfshinë metropolin e Los Anxhelosit, disa zona patën më shumë borë javën e fundit se në çdo kohë tjetër të vitit. Meteorologët besojnë se fenomenet e ndryshme ekstreme të motit, si ato që ndodhin këtë javë në SHBA, janë shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera
Artikulli tjetër Nis epoka e re në SHBA, Trump fal të akuzuarit e 6 Janarit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.