KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në SHBA dhe Evropë mbahen protesta kundër politikave të Trumpit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në SHBA dhe Evropë mbahen protesta kundër politikave të Trumpit
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Në SHBA dhe Evropë mbahen protesta kundër politikave të Trumpit

Përditësimi i fundit: 6 Prill, 2025 2:00 pm
158 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në qytetet e mëdha në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar, siç kanë thënë, politikat përçarëse të presidentit Donald Trump.

Protestat e 5 prillit ishin demonstratat më të mëdha që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Kundërshtarët e politikave të presidentit amerikan – nga shkurtimet e stafit në qeveri e deri te tarifat tregtare dhe kufizimi i të drejtave civile – kanë protestuar në Uashington, Nju Jork, Hjuston, Florida, Kolorado, Los Anxhelos dhe në qytete të tjera.

“Jam shumë e zemëruar gjatë gjithë kohës. Një grup i personave të privilegjuar janë duke e kontrolluar shtetin tonë. Situata nuk është mirë”, tha piktorja nga Nju Jorku, Shaina Kesner, e cila po protestonte në Manhatan.Në Uashington, mijëra protestues – shumica që kishin shkuar nga pjesë të tjera të SHBA-së – protestuan kundër politikave të Trumpit.

“Kemi afër 100 persona që erdhën me autobusë dhe furgonë nga Nju Hampshir për të protestuar kundër kësaj administrate që po bën që të humbasim aleatë në mbarë botën, po shkakton shkatërrim për njerëzit në SHBA”, tha protestuesja Diane Kolifrath.

“Ata po e shkatërrojnë qeverinë tonë”.

Protestë u mbajt edhe në Los Anxhelos ku kishte edhe pankarta me mesazhe kundër politikave të Trumpit sa i përket abortit.

Në Denver, Kolorado një grup i madh personash protestuan dhe mbajtën pankarta me mbishkrimin: “SHBA-së nuk i duhet një mbret”.

Tubime kundër Trumpit u mbajtën edhe në disa kryeqytete evropiane, ku protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre me politikat tregtare të presidentit amerikan.

“Ajo çfarë po ndodh në Amerikë është problemi i të gjithëve”, tha për AFP-në Liz Chamberlin, një qytetare me shtetësi amerikane dhe britanike, teksa protestoi në Londër.

“Është çmenduri ekonomike… Ai po na shtyn drejt një recesioni global”.

Në Berlin, pensionistja Susanne Fest, tha se Trumpi ka krijuar “një krizë kushtetuese”.

Në SHBA, një koalicion i grupeve me prirje të majta, sikurse MoveOn dhe Women’s March, tha se ka organizuar ngjarje të quajtura “Duart Larg” në mbi 1.000 qytete.

Trump ka zemëruar shumë amerikanë, pasi ka marrë vendimin që të bëjë shkurtime të stafit qeveritar, ka rritur presionin ndaj shteteve për tregtinë dhe ka vendosur tarifa ndaj importeve nga shumë shtete, duke tronditur tregjet e aksioneve.

Shumë demokratë janë të pakënaqur që partia e tyre, që është në opozitë në dy dhomat e Kongresit, duket se është e pafuqishme t’iu kundërvihet veprimeve të Trumpit.

Protestat e 5 prillit gjerësisht ishin paqësore.

Pavarësisht kundërshtimeve në mbarë botën për tarifat e vendosura nga Trumpi më herët gjatë javës ndaj importeve nga shumë shtete të botës dhe zemërimit të shumë amerikanëve, Shtëpia e Bardhë i ka shpërfillur protestat.

“Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë”, tha Trump të premten.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Londra shpreh zemërim pasi Izraeli u refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputetëve britanikë
Artikulli tjetër Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.