New York Times ka paditur Pentagonin për shkelje të të drejtave kushtetuese të gazetarëve të saj, pasi janë vendosur rregulla të reja për ata që mbulojnë Departamentin e Mbrojtjes.
Sipas gazetës, politika e Pentagonit “përbën pikërisht atë lloj kufizimi të lirisë së shprehjes dhe shtypit që Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit e Washingtonit e kanë konsideruar shkelje të Amendamentit të Parë”. Padia u dorëzua të enjten në Gjykatën Distriktuale të ShBA-së për Distriktin e Washingtonit dhe u shpall sot në faqen e gazetës.
Gazetarët dhe mediat e shohin këtë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën e tyre për të informuar publikun. Shoqata e Shtypit e Pentagonit ka paralajmëruar se rregullat mund të “kriminalizojnë aktivitetin gazetaresk lidhur me sigurinë kombëtare”, sepse gazetarët që i nënshkruajnë këto rregulla, do të duhej të raportojnë vetëm nga burime të autorizuara.
New York Times, NBC News dhe Fox News janë ndër mediat që refuzuan të pranojnë rregullat dhe, në tetor, u detyruan të largohen nga Pentagoni. Disa media konservatore si One America News, pranuan rregullat.
Marrë nga La Repuybblica