Azilkërkuesit në Mbretërinë e Bashkuar, nga tani e tutje nuk do të strehohen më në hotele por në qëndra ushtarake, kjo sepse qeveria synon të mos shpenzojë më aq shumë për akomodimin e emigrantëve.
Kryeministri Sir Keir Starmer i ka udhëzuar zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes që të përshpejtojnë punën për të gjetur vendet e duhura ushtarake, për strehimin e 900 azilkërkuesve.
Sipas planit që po hartohet nga minstrat, azilkërkuesit do të zhvendosen në qendrat stërvitore ushtarake deri në fund të muajit të ardhshëm, të cilat nuk janë luksoze por por përmbushin standardet e shëndetit dhe sigurisë për kushtet e duhura të strehimit.
“Kjo do të na mundësojë të lehtësojmë presionin mbi kompleksin e hoteleve të azilit dhe të mundësojmë që ato të mbyllen me një ritëm më të shpejtë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Luke Pollard. I cili nuk dha më shumë detaje për numrin e azilkërkuesve që do të zhvendosen apo për perudhën e saktë kohore kur do të ndodhë, por premtoi se do të ketë angazhim total nga autoritetet dhe masa të përshtatshme sigurie për te strehuar emigrantët.
Gjithashtu janë duke u shqyrtuar edhe vendet industriale, akomodimet e përkohshme dhe ato të papërdorura për të strehuar azilkërkuesit. Rreth 32 mijë azilkërkues po qëndrojnë aktualisht në hotele dhe sipas një raporti u zbulua se miliarda para të taksapaguesve janë përdoruar për azilkërkuesit.
Marrë nga BBC