KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
AktualeBotaKomentSociale

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Përditësimi i fundit: 14 Qershor, 2025 7:29 am
255 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.

OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për t’i ndihmuar qëllimeve ushtarake të Izraelit.

“GHF-ja, thënë drejt, ka qenë, nga aspekti humanitar, një dështim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për ndihmë humanitare, OCHA, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Ata nuk po bëjnë atë që duhet të bëjë një operacion humanitar, që është ofrimi i ndihmës për njerëzit ku ata gjenden dhe në një mënyrë të sigurt”.

Laerke shtoi se OKB-ja ka gati operacionin për shpërndarjen e ndihmave dhe se po presin që Izraeli t’u japë leje që të nisin shpërndarjen.

GHF-ja nisi operacionet më 26 maj, pasi Izraeli kishte ndërprerë furnizimet për Gazën për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar mungesë të madhe të furnizimeve.

GHF-ja pretendoi se kishte shpërndarë pothuajse 2.6 milionë vakte ushqimore vetëm të enjten dhe mbi 18.6 milionë që kur ka nisur operimin.

Lufta në Gazë ka nisur në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 55.000 persona dhe OKB-ja ka paralajmëruar se pothuajse e gjithë popullsia e territorit është buzë zisë së bukës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irani lëshon raketa drejt Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të tij
Artikulli tjetër Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.