KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Oktoberfest 2025, hapet festa me çmime rekord të birrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Oktoberfest 2025, hapet festa me çmime rekord të birrës
AktualeBotaSocialeTe Tjera

Oktoberfest 2025, hapet festa me çmime rekord të birrës

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2025 9:46 am
401 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Festa e birrës në 190 vjetorin e saj zhvillohet nga 19 shtatori deri më 5 tetor në parkun e Mynihut Theresienwiese. Që nga fundi i qershorit kanë nisur të ndërtohen çadrat dhe të vendosen tavolinat për hapjen e rubinetit të fuçisë së parë të birrës në festë me shprehjen legjendare nga kryebashkiaku i Mynihut  “O’zapft is!”. Oktoberfest e Mynihut konsiderohet si festa më e madhe popullore në botë.

Pjesa më e madhe e gjashtë deri shtatë milionë vizitorëve që priten vijnë nga Gjermania, më me preferencë e kanë këtë festë bavarezët. Po ashtu festa frekuentohet edhe nga vizitorë nga vende si SHBA-ja, Italia, Britania e Madhe, Austria, Polonia, Franca, Zvicra, Spanja, Holanda dhe që nga viti 2024 në Oktoberfestpo vijnë gjithnjë e më shumë edhe vizitorë nga India.

Rekord: Një krikëll birrë për 15 euro

Pyetja më e rëndësishme që shtrohet çdo vit është: Sa kushton birra? Ndryshe nga viti i kaluar, një krikëll një litërshe kushton sivjet 15 euro ndonjëherë edhe më shumë. 15,80 euro nëpër birrari. Vetëm pak lokale e ofrojnë litrin për 15 euro.

Ndonëse kryeqyteti i Bavarisë, Mynihu, është organizatori i festës së birrës, çmimet në fakt i negociojnë gastronomët e qytetit ndërmjet tyre. Por që çmimet të mos i kalojnë kufijtë e fantazive qyteti ruan kontrollin ndaj zhvillimit të çmimeve. Pavarësisht se sa e shtrenjtë është birra, gjatë Oktoberfest çdo vit konsumohen rreth 7 milionë krikëlla një litërshe.

Çadra feste me programe të larmishme për këdo

14 çadra të mëdha dhe 21 të vogla vendosen në Oktoberfest, ku ofrohen programe të ndryshme argëtuese, Në eventin “Oide Wiesn” janë instaluar shtesë edhe tri çadra feste. Këto çadra me përmasa të mëdha kanë kapacitet për mesatarisht 6000 vetë, ndërsa më të voglat ofrojnë hapësirë për deri në 3000 vetë.

Në Oide Wiesn është një kompartament i veçantë në parkun Theresienwiese, ku tradicionalisht interpretohet muzikë klasike me instrumente fryme.

Koncepte funksionuese për sigurinë

Siguria ka prioritet të lartë në evente të përmasave të tilla. Çdo vit Oktoberfest punon me koncepte të reja të përmirësuara të sigurisë. Kjo mirëpritet nga publiku. Të gjithë e vlerësojnë këtë dhe vizitorët janë bashkëpunues duke mos u bezdisur nga kontrollet, përkundrazi ata falenderojnë forcat e rendit, sepse duan të festojnë të sigurtë në parkun Ëiesn, që këto ditë i dedikohet tërësisht birrës dhe argëtimit.

Pak histori

Për herë të parë kjo festë është zhvilluar në vitin 1810, por asokohe çdo gjë ishte ndryshe. Princi i kurorës së Bavarisë, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike.Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos  të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hagë, protesta të dhunshme kundër politikave të azilit
Artikulli tjetër Analiza: Rusia mund ta trondisë Europën për 100 orë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.