KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pak ditë para zgjedhjeve, digjen kuti votimi, në disa shtete të SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Pak ditë para zgjedhjeve, digjen kuti votimi, në disa shtete të SHBA
BotaFokusZhvillim

Pak ditë para zgjedhjeve, digjen kuti votimi, në disa shtete të SHBA

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2024 9:49 am
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit, javën e ardhshme.

Shteti veriperëndimor i Uashingtonit i konfirmoi Zërit të Amerikës,n se policia lokale dhe FBI-ja po hetojnë të dhënat lidhur mbi dyshimet se një “pajisje ndezëse” ishte vendosur në një kuti të mbledhjes së votave, në Vankuver, të Uashingtonit, herët të hënën.

Zyrtarët thanë se nuk pati të lënduar, por se disa nga fletët e votimit ishin dëmtuar. Në videot të transmetuara nga mediat lokale dukeshin zjarrfikësit në vendngjarje, ndërsa disa nga fletët e votimit digjeshin në tokë.

Më herët, zyrtarët në qytetin Portland të shtetit të Oregonit, njoftuan se në një nga kutitë e mbledhjes së votave ishte vendosur një pajisje ndezëse. Falë një mekanizmi kundra zjarrit, u bë e mundur që të shmangej dëmtimi masiv i të fletëve të votimit. Vetëm tre prej tyre u dëmtuan.

“Sulmi ndaj kutive të votimit është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe është krejtësisht e papranueshme”, tha Sekretarja e shtetit të Oregonit, LaVonne Griffin-Valade në një deklaratë.

Sekretari i shtetit të Uashingtonit dënoi gjithashtu rastet.

“Dënoj me forcë çdo akt terrori që synon të prishë zgjedhjet e ligjshme dhe të ndershme në shtetin e Uashingtonit”, tha Steve Hobbs. “Nuk do të tolerojmë kërcënime apo akte dhune që synojnë të minojnë procesin demokratik”.

Sulmet ndaj kutive të votimit në Uashington dhe Oregon pasojnë sulmin e javës së kaluar në një kuti postare me fletë votimi në Feniks të Arizonës, në jugperëndim të vendit. Zyrtarët atje arrestuan një të dyshuar për vënien e zjarrit, që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletësh votimi.

Sulmet ndaj kutive postare dhe kutive të mbedhjes së votave ndodhin në një kohë që zyrtarët amerikanë të sigurisë po lëshojnë paalajmërime për dhunën e mundshme të lidhur me zgjedhjet nga ekstremistë me bazë në SHBA.

“Ne presim që ekstemistët e dhunshëm do të paraqesin kërcënimin më të madh fizik për zyrtarët e qeverisë, votuesit dhe personelin dhe infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një vlerësim të lëshuar në fund të shtatorit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktivistja që shpëtoi mrekullisht nga dhuna policore, në protestë

Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit

Universitetet shpenzuan 103 milionë euro, por shifrat janë qesharake për kërkimin shkencor

Si shpenzohen paratë e studentëve në kulmin e protestave?

Qeveria tërhiqet nga rritja e tatimfitimit për biznesin, por jo për dividentin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta e opozitës sot, cilat akse do të paralizohen
Artikulli tjetër Elbasan, një i ri humb jetën teksa i vendoste eksploziv makinës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
BE paralajmëron ngrohje globale 3°C
Analize Bota Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rritje pagash për Policinë e Shtetit nga 1 janari
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Shoqata Shqiptare e Turizmit kundërshton rritjen e TVSH-së në akomodim
Aktuale Finance Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.