KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parandalohet sulmi terrorist i shekullit, goditet celula iraniane në Britaninë e Madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parandalohet sulmi terrorist i shekullit, goditet celula iraniane në Britaninë e Madhe
AktualeBotaFokus

Parandalohet sulmi terrorist i shekullit, goditet celula iraniane në Britaninë e Madhe

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 12:32 pm
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një sulm i mundshëm nga terroristët iranianë në Mbretërinë e Bashkuar është parandaluar vetëm disa orë para realizimit të tij, falë një operacioni të gjerë të forcave speciale dhe policisë britanike.

Policia dhe MI5 në dy aksione të ndara, ka arrestuar tetë burra, mes të cilëve 7 shtetas iranianë, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi të mundshëm në Londër dhe aktivitete spiunazhi.

Operacionet u zhvilluan në qytete të ndryshme, përfshirë Londrën, Rochdalen, Stockportin, Swindon dhe Mançesterin. Pesë nga të arrestuarit janë kapur nën aktin e Terrorizmit, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare.

Një nga arrestimet në Rochdale u pasua nga një aksion spektakolar, ku një 40-vjeçar iranian u nxor nga shtëpia e tij nga forcat e armatosura.

Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, e cilësoi operacionin si një nga më të rëndësishmit të viteve të fundit, duke theksuar se këto arrestime reflektojnë kërcënimin e rritur nga shteti iranian në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sulmet e synuara të së shtunës pasqyrojnë disa nga kërcënimet më të mëdha kundër-shtetërore dhe operacionet antiterrorizëm që kemi parë vitet e fundit”, tha Cooper.

E pyetur për lidhjet e mundshme me shtetin iranian, ajo tha: “Këto janë operacione të mëdha dhe hetimi në vazhdim është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe, sigurisht, përfshin shtetas iranianë në të dy hetimet. Por kjo pasqyron kompleksitetin e llojeve të sfidave për sigurinë tonë kombëtare me të cilat vazhdojmë të përballemi”.

Kreu i MI5, Sir Ken Mccallum, ka paralajmëruar për një rritje të shpejtë të aktiviteteve të mbështetura nga Irani që nga viti 2022, duke përfshirë 20 plane sulmesh të mundshme që kanë kërcënuar jetën e gazetarëve dhe disidentëve iranianë në Britani.

“Kemi parë komplot pas komploti këtu. Irani përdor ndërmjetës kriminalë, nga trafikantët ndërkombëtarë të drogës deri te mashtruesit e nivelit të ulët, për të kryer punën e tij të ndyrë në Mbretërinë e Bashkuar”, paralajmëroi në tetor, Sir Ken.

Aktualisht, niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është “i konsiderueshëm”, që do të thotë se një sulm është i mundshëm, sipas vlerësimit të MI5.

Arrestimet ndodhën vetëm disa ditë para ngjarjeve përkujtimore në Londër për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores, megjithëse burimet theksuan se nuk ishte kjo festë objektivi i synuar.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Bllofi’ i Vuçiçit në SHBA: Nuk u sëmur, iu ndalua takimi!
Artikulli tjetër Mblidhen 168 milionë Euro më shumë nga tatimi mbi pagat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.