KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas Putinit, kryeministri hungarez takohet me Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Pas Putinit, kryeministri hungarez takohet me Trump
BotaFokus

Pas Putinit, kryeministri hungarez takohet me Trump

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 6:42 pm
179 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, takohet këtë të enjte me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në shtëpinë e vet në Florida, raporton Reuters.

Agjenda e plotë e takimit të tyre nuk dihet, por sipas njërit prej burimeve të Reuters, lufta në Ukrainë do të jetë ndër temat e bisedës mes tyre.

Orbani, mbështetës i kamotshëm i Trumpit, i vizitoi befas javën e fundit Kievin, Moskën dhe Pekinin, për bisedime të cilat ai i ka paraqitur si “mision i paqes”.

Takimi i tij në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka zemëruar në veçanti disa prej vendeve aleate të NATO-s, të cilat thanë se vizita e tij u dha ligjshmëri pretendimeve të Putinit për territorin e uzurpuar ukrainas prej se Rusia e nisi pushtimin më 2022.

Orbani ndodhet në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s këtë javë. Lajmi për takimin mes Orbanit dhe Trumpit u raportua për herë të parë nga Bloomberg.

Në muajt e fundit, zyrtarët e jashtëm kanë kërkuar vazhdimisht takime me Trumpin dhe këshilltarët e tij kryesorë, në përpjekje për të diskutuar për politikën e tij të jashtme, nëse ai e mposht presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sondazhet tregojnë se Trumpi ka një epërsi të gjerë kundër Bidenit. Një këshilltar i tij, Keith Kellogg, u takua me disa zyrtarë të jashtëm të nivelit të lartë në margjinat e samitit të NATO-s, Reuters raportoi këtë javë.

Orbani u takua me Trumpin për herë të fundit në fillim të marsit. Pas atij takimi, kryeministri nacionalist i ofroi mbështetje Trumpit në garën për president.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar

Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor

Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se, sot kërkohet zgjidhje politike madhore

Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat

Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia tenton të vrasë kreun e kompanisë së fuqishme gjermane të prodhimit të armëve
Artikulli tjetër Kryeprokurori italian: Shqiptarët nga çirakë, janë kthyer në ndërmjetësues ndërkombëtarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Milan shpërthen në Europa League, ‘poker’ ndaj Salzburgut!
Aktuale Analize Sociale Sporti 16 Tetor, 2026
Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Protesta me tensione/ A mund të sjellë ndryshim?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.