KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rusia tenton të vrasë kreun e kompanisë së fuqishme gjermane të prodhimit të armëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rusia tenton të vrasë kreun e kompanisë së fuqishme gjermane të prodhimit të armëve
Bota

Rusia tenton të vrasë kreun e kompanisë së fuqishme gjermane të prodhimit të armëve

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 6:40 pm
135 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Inteligjenca amerikane thotë se në fillim të vitit ka zbuluar një tentativë të zyrtarëve rusë për të eliminuar kreun e një kompanie të fuqishme gjermane të prodhimit të armatimeve dhe pjesëve plotësuese për Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë  thonë se plani ishte pjesë e një serie vrasjesh të krerëve të industrisë së mbrojtjes në Evropë, që mbështesnin luftën në Ukrainë.

Plani për të vrarë Armin Papperger, manjatit që është në krye të prodhimit ushtarak gjerman për Ukrainën, thuhet se ishte shumë pranë realizimit.

Pas sinjalizimit nga SHBA, shërbimet sekrete gjermane kishin arritur të mbronin Papperger dhe goditur komplotin, shkruan CNN.

Kompania e Papperger, Rheinmetall, është prodhuesja më e madhe e predhave 155mm me të cilat luftohet në konfiktin ku janë vrarë qindra mijëra njerëz. Kompania raportohet se është duke hapur një fabrikë prodhimi autoblindash brenda Ukrainës dhe burimet thonë se kjo e ka shqetësuar Rusinë.

Zyrtarët në SHBA refuzonin të komentonin mbi ekzistencën e komplotit rus por zëdhënësja e sigurisë së brendshme Adrienne Watson tha në një deklaratë se “Rusia po intensifikon fushatën e sabotimeve dhe ne po bashkëpunojmë me aleatët e NATO për t’i ndaluar ato”.

Komplotet ruse në vendet që mbështesin luftën në Ukrainë ishte pjesë e diskutimeve të zyrtarëve të NATO në Uashington për 75-vjetorin e aleancës.

Zhvillimi vjen pasi muajin e kaluar një zjarr i dyshimtë goditi një fabrikë armësh jashtë Berlinit në Gjermani, ndërsa një ukrainas pro-rus 26 vjeçar u arrestua në aeroportin e Parisit pasi i shpërtheu një bombë artizanale që mbanë me vete.

Në mars një zjarr në një magazinë në lindje të Londrës pasoi dy arrestime për zjarrvënie dhe asistim të inteligjencës së huaj, saktësisht Rusinë.

Harrys Puusepp, zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Estonisë tha për CNN se aktivitetet ruse janë përshkallëzuar muajt e fundit.

“Kemi arrestuar 10 të dyshuar si të përfshirë në aktivitete hibride kundër sigurisë së Estonisë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

IFC do të investojë 80 milionë dollarë në zgjerimin e Porto Montenegro

Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet

Hungari: Një legjendë shahu si presidente?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rezultat historik për Malishevën, mposht në debutimin e saj në Europë, ekipin e Malit të Zi
Artikulli tjetër Pas Putinit, kryeministri hungarez takohet me Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.