Nga Andrew Mark Miller
Axhenda progresive për krimin, e nxitur kryesisht nga mega donatori liberal George Soros, pësoi një disfatë të madhe këtë javë në Kaliforni, një bastion i të majtës, pasi votuesit kundërshtuan me forcë prokurorët dhe politikat progresive/
“Kjo është një votë e fuqishme që vjen si një thirrje për ndihmë nga popullata e përgjithshme, e cila kërkon kthimin e shtetit ligjor. Ne duam rikthimin e qyteteve tona, pasi këto eksperimentet sociale rezultuan një dështim i madh”.
Zgjedhësit e Kalifornisë votuan me shumicë dërrmuese në favor të Propozimit 36 të martën, i cili hodhi poshtë dispozitat kryesore të Propozimit 47, i cili u reklamua nga demokratët si një reformë progresive që do ta bënte shtetin më të sigurt.
“Për një kohë të gjatë, Gavin Newsom, George Gascón dhe udhëheqësit demokratë janë përpjekur t’u thonë votuesve që të mos besojnë atë që po shihnin kur bëhet fjalë për krimin,” tha sherifi i Qarkut Riverside, Chad Bianco. “Ata donin të nxisnin publikun duke menduar se sytë tanë na kanë gënjyer. Epo, njerëzit kanë folur në një mënyrë dërrmuese. Rezultatet e bëjnë të qartë se kalifornianët kanë mbaruar punë me eksperimentet e demokratëve kundër krimit, që vënë në rrezik sigurinë e komuniteteve tona”.
Të majtët pësuan një tjetër humbje të madhe në qytetin e Los Anxhelosit, ku Prokurori i Qarkut, George Gascón, i mbështetur nga Soros, u mund nga ish-prokurori federal Nathan Hochman, pasi krimi shihej si një çështje kryesore e procesit zgjedhor.
Në një humbje tjetër për prokurorët e mbështetur nga Soros, në kontenë Alameda në Kaliforni, prokurorja e qarkut Pamela Price u tërhoq të mërkurën herët, më pak se dy vjet pas marrjes së detyrës, pas reagimit të ashpër për qasjen e saj të butë ndaj krimit.
Kryetarja demokrate e Oakland, Sheng Thao, e cila u përball me zemërimin e zgjedhësve të saj mes krimit në rritje, u rrëzua gjithashtu nga detyra.
Në San Francisko, ku krimi ka qenë një shqetësim i madh për votuesit, kryetarja demokrate, London Breed, humbi fushatën e saj për rizgjedhje.
Marrë nga Fox News