KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestë gjigante në Serbi, kundër minierës së litiumit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Protestë gjigante në Serbi, kundër minierës së litiumit
Rajoni

Protestë gjigante në Serbi, kundër minierës së litiumit

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2024 12:20 pm
120 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pakënaqësia që vlon prej kohësh në Serbi me planet për çeljen e minierave të litiumit në vend dhe kompanisë Rio Tinto kulmoi me një tubim gjigant në Beograd, ku dhjetëra mijëra vetë kanë mbushur sheshin qendror te qyteti dhe rrugët përreth tij.

Numri i protestuesve ishte aq i madh sa që kamerat e disa televizioneve patën probleme me regjistrimin e fjalimeve të parapara në këtë tubim. Protesta u ndoq nga kanale të shumta në rrjetet sociale, edhe pse duket se kishte edhe probleme të mëdha teknike. Turma u përhap në të gjithë qendrën e Beogradit. Sipas policisë, në miting morën pjesë 30 mijë vetë, ndërsa organizatorët flasin për të paktën 80 mijë.

Njerëzit i druhen pasojave të atij që në fakt është një projekt mjaft ambicjoz i presidentit Aleksandar Vucic, teksa minierat e shumëdiskutura të litiumit atje llogaritet të shërbejnë si burim jetik për tranzicionin e Europës drejt energjisë së gjelbërt. Por ndryshe e shohin protestuesit në rrugë. Nëse ne nuk do të jemi këtu sot, fëmijët tanë do të jenë ose të vdekur ose jashtë vendit, tha për AFP-në një tubues, Milos Kovecalovic, i cili druhet se Serbia do të kthehet thjesht në një kolonie minierash.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, ose do të luftojmë të ardhmen e vendit, për një ardhme të pastër dhe për një mjedis të shëndetshëm, ose pasojat do t`i vuajnë fëmijët tanë.”

Mesazhi bazë i kësaj proteste është: “Rio Tinto nuk duhet të gërmojë”. Aktorja Jelena Stupljanin deklaroi se “Europa vetë po i kthehet ruajtjes së mjedisit, ndërsa qeveria jonë kërkon ta shesë atë, vetëm që autokrati të mbetet në pushtet”.

Autoritetet serbe angazhuan të gjitha burimet politike dhe mediatike për t’i paraqitur kundërshtarët e projektit si luftëtarë kundër përparimit të Serbisë, dhe se protestat janë në fakt një përpjekje për të rrëzuar me dhunë autoritetet. Në këtë kuptim, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi “se ka marrë njoftim nga shërbimet sekrete ruse se nën maskën e protestave po përgatitet grusht shteti në rrugë dhe rrëzimi i qeverisë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV

Studentët protestues në Serbi publikojnë memorandum për Kosovën

Aksident tragjik në Kosovë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Zgjedhje të parakohshme dhe pasiguri ekonomike, në Kosovë

Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, për gjuhën e drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vidhnin bizhuteri brenda bagazheve të pasagjerëve, arrestohen dy punonjës në Rinas
Artikulli tjetër Trump: Harris nuk jep intervista sepse është ‘budallaçkë’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Maj, 2026
Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark
Aktuale Analize Fokus Koment Sociale 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.