KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritet në 40, numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rritet në 40, numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian
AktualeAnalizeBotaFokus

Rritet në 40, numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 9:39 am
190 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një shpërthim i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, ka vrarë të paktën 40 njerëz dhe ka plagosur mbi 800 të tjerë në qytetin port, Bandar Abbasit, në jug të Iranit.

Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit të shtunën në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave.

Të dielën, mediat shtetërore raportuan se shpërthimi është vënë nën kontroll.

Porti Shahid Rajaei është më i ngarkuari në Iran, pasi deri në 80 për qind e trafikut detar të vendit kalon nëpër të.

Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës së Iranit për menaxhimin e krizave, duket se për shpërthimin e fajësoi ruajtjen e papërshtatshme të kimikateve në kontejnerët e portit.

“Shkaktar i shpërthimit ishin kimikatet brenda kontejnerëve”, i tha ai agjencisë së lajmeve ILNA.

“Më parë, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave kishte dhënë paralajmërime për këtë port gjatë vizitave të tij dhe kishte theksuar mundësinë e rrezikut”, shtoi Zafari.

Sipas firmës private të sigurisë, Ambrey, porti kishte pranuar një ngarkesë me “lëndë djegëse raketore” në mars, e cila do të përdorej për të rifurnizuar rezervat raketore të Iranit pas sulmeve direkte ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin – i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Teherani nuk e ka pranuar zyrtarisht se e ka pranuar një ngarkesë të tillë, por të dhënat e gjurmitit të anijeve të siguruara nga Associated Press tregojnë mjete lundruese që besohet se transportonin këtë kimikat pranë portit në mars.

Ministria e Brendshme e Iranit tha se ka nisur një hetim për shpërthimin në port.

Incidentet vdekjeprurëse e kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale të Iranit edhe në vitet e kaluara – si shpërthime gazi dhe zjarre në rafineritë e naftës – dhe për shumë për to neglizhenca është cilësuar si shkaktar.

Megjithatë, Teherani e ka fajësuar gjithashtu armikun e tij të përbetuar, Izraelin, për disa prej incidenteve, pasi ai ka kryer sulme në tokën iraniane duke synuar programin bërthamor të vendit.

Vitin e kaluar, Izraeli bombardoi gjithashtu mbrojtjen ajrore të Iranit.

Irani akuzoi Izraelin për një sulm ndaj tubacioneve të gazit në shkurt 2024, si dhe për një sulm të madh kibernetik ndaj portit Shahid Rajaei në maj 2020, i cili shkaktoi kaos në transport për disa ditë pas kolapsit të sistemit kompjuterik të portit.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.

Zyrtarët lokalë njoftuan se të gjitha shkollat, universitetet dhe zyrat në Bandar Abbas do të mbyllen më 27 prill.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘Mos i kurseni!’/ Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, gabim njerëzor

Ndryshimet në paketën fiskale/ Qeveria pranon se u diktuan nga pakënaqësitë e studentëve

Netanyahu del i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate/ Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 100 ditët e para të Trump-it si president përmbushin pritshmëritë e shumicës së amerikanë
Artikulli tjetër Kufiri Shqipëri-Kosovë, rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë nga 1 maji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
Analize Bota Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat “anti-dhunë”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.