KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
AnalizeBotaFokusSociale

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 5 Korrik, 2025 11:53 am
158 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike,  tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.

Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën

Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.

“Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina” – tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.

Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas.

Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike

Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.

Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj. Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në Elbasan
Artikulli tjetër Trump nënshkruan projektligjin e buxhetit në “Ditën e Pavarësisë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.