KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SBA, sulmohen 5 ushtarë amerikanë në bazën ushtarake të Xhorxhias
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SBA, sulmohen 5 ushtarë amerikanë në bazën ushtarake të Xhorxhias
AktualeBotaFokus

SBA, sulmohen 5 ushtarë amerikanë në bazën ushtarake të Xhorxhias

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 9:30 am
185 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pesë ushtarë amerikanë janë sulmuar me armë zjarri në bazën e tyre ushtarake, Fort Stewart, në shtetin e Xhorxhias të mërkurën, dhe personi i dyshuar për sulmin është ndaluar, thanë zyrtarët e ushtrisë amerikane.

Ushtarët e plagosur u trajtuan fillimisht në vendin e ngjarjes dhe më pas u transportuan në Spitalin e Komunitetit Ushtarak në Xhorxhia për trajtim të mëtejshëm, thuhet në një postim të bazës në Facebook.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë hollësi të tjera mbi gjendjen e të plagosurve.

“Nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin”, thuhej në postim.

Forcat e rendit reaguan ndaj raportimeve për të shtëna të mundshme në zonën e Brigadës së Dytë të Blinduar në orën 10:56 të mëngjesit me orën lokale, dhe baza u izolua pak pas orës 11:04.

I dyshuari u arrestua në orën 11:35, tha baza ushtarake.

Ushtria nuk dha hollësi mbi personin e dyshuar, përfshirë nëse ai apo ajo është ushtar apo ushtare.

Guvernatori Brian Kemp shkroi në platformën X se ai dhe familja e tij janë “të pikëlluar nga tragjedia e sotme” në bazë.

“Ne po lutemi për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes për të shërbyer, dhe u kërkojmë të gjithë banorëve të Xhorxhias ta bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Presidenti Donald Trump është njoftuar për të shtënat dhe po e ndjek situatën nga afër, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në platformën X.

Fort Stewart ndodhet në Hinesville, rreth 362 kilometra në juglindje të Atlantës dhe 64 kilometra në jugperëndim të Savanah.

Sipas regjistrimit të vitit 2020, në këtë bazë jetojnë gati 9.000 persona.

Baza mbështet rreth 15.000 ushtarë aktivë të ushtrisë, si dhe mijëra veteranë, anëtarë të familjeve të tyre dhe të tjerë, sipas faqes së saj zyrtare.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949
Artikulli tjetër Serbi; regjimi po bie, por nuk dihet kur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.