KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA kërkon “lirimin pa kushte” të fitueses së Nobelit, Mohammadi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > SHBA kërkon “lirimin pa kushte” të fitueses së Nobelit, Mohammadi
BotaOpinion

SHBA kërkon “lirimin pa kushte” të fitueses së Nobelit, Mohammadi

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 11:50 am
97 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara i bën thirrje Iranit që të lirojë pa kushte laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, pasi ajo u lejua që të lirohej përkohësisht nga burgu për shkaqe shëndetësore.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Mohammadi nuk është dashur kurrë të burgosej.

Situata e saj “vazhdon të jetë shumë shqetësuese sepse ajo pikë së pari nuk është dashur të burgosej fare”, tha për gazetarët zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel.

“Përkeqësimi i situatës së saj shëndetësore është rezultat i drejtpërdrejtë i abuzimit që ajo ka përjetuar në duart e regjimit iranian. Ne sërish, siç kemi bërë në të kaluarën, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Nargesit dhe të burgosurve të tjerë politikë”, tha ai.

Mohammadi, 52-vjeçare, ka qenë e burgosur që nga nëntori i vitit 2021, pasi ishte dënuar nën akuza që lidhen me avokimin e saj kundër veshjes së detyruar të hixhabit – shamisë së kokës – për gratë në Iran dhe kundërshtimit të saj për dënimin me vdekje që aplikohet në Iran.

Pas lirimit, ajo publikoi menjëherë në rrjetet sociale një fotografi të Mahsa Amini, 22-vjeçarja iraniane që vdiq në shtator të vitit 2022, teksa ishte në paraburgim. Vdekja e saj nxiti protesta masive në Iran.

Mohammadi është liruar për tri javë dhe mbështetësit e saj e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke e cilësuar si joadekuat.

Mohammadi për dekada të tëra ka kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut në Iran dhe ka qenë disa herë në burg në 20 vjetët e fundit. Ajo është dënuar pesë herë që nga marsi i vitit 2021 dhe aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 12 vjetësh burgim, pasi është dënuar për “përhapje të propagandës” kundër Republikës Islamike.

Për punën e saj për të drejtat e njeriut, ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe më 2023.

 

Marrë nga REL

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës

Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-kryeministri pakistanez kërcënon me mosbindje civile
Artikulli tjetër Britania goditet nga stuhia e frikshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Maj, 2026
Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark
Aktuale Analize Fokus Koment Sociale 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.