KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA/ Organizata e lidhur me Antifa-n u bën thirrje fëmijëve në shkolla për ‘revolucion politik’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA/ Organizata e lidhur me Antifa-n u bën thirrje fëmijëve në shkolla për ‘revolucion politik’
AnalizeBotaFokusOpinionSociale

SHBA/ Organizata e lidhur me Antifa-n u bën thirrje fëmijëve në shkolla për ‘revolucion politik’

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2026 12:39 pm
406 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një udhërrëfyes i zbuluar së fundmi nga grupi i majtë aktivist Sunrise Movement u bën thirrje studentëve të universiteteve dhe nxënësve nga sistemi fillor deri tek ai i mesëm (K-12) të organizojnë ndërprerje mujore dhe “mosbashkëpunim masiv” për të nxitur një “revolucion politik” në Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti prej 25 faqesh, i siguruar nga organizata Defending Education, fokusohet në mobilizimin e të rinjve kundër asaj që e quan një “regjim” dhe një “sistem të kapur nga miliarderët”. Ai u kërkon nxënësve të largohen nga mësimi dhe të bojkotojnë biznese, për të treguar se vendi nuk mund të funksionojë pa bashkëpunimin e tyre.

“Nuk do ta arrijmë këtë brenda natës dhe nuk jemi këtu për t’u kthyer te gjendja e mëparshme”, thuhet në udhërrëfyes. “Jemi këtu për të fituar një revolucion politik. Ky është udhëzuesi juaj për të nisur që tani në shkollën tuaj.”

Kundërshtimi ndaj agjencisë federale të emigracionit ICE është një nga temat kryesore të dokumentit, i cili duket se është shpërndarë te nxënës në Minesota dhe në pjesë të tjera të vendit. Në të, ICE përshkruhet si një “ushtri pushtuese” dhe një “gestapo personale” e administratës Trump.

Në fillim të vitit 2026, grupi udhëhoqi fushatën “ICE Out For Good”, duke organizuar protesta të zhurmshme, me daulle, bilbila dhe bori, jashtë hoteleve ku mendohet se qëndronin agjentë të ICE-së, sidomos në zonën e Mineapolisit.

Sipas raportit të Defending Education, në një prezantim të 18 janarit 2026 me titull “TC Students ICE Response Coordination Call”, një slide pyet: “Trump po eksperimenton me Minesotën: Sa larg mund ta çojë agjendën e tij autoritare?” Një tjetër diapozitiv rendit qëllimet e lëvizjes, përfshirë “Të përdorim fuqinë tonë tani për të larguar ICE-në nga Minesota” dhe “Të ndërtojmë fuqi afatgjata të studentëve në shkolla këtu dhe në të gjithë vendin.” Dokumenti përmend edhe ide për “Ditë Veprimi”, si blerje masive dhe kthim produktesh në një dyqan Target apo tubime para ndërtesave qeveritare.

Organizatorët po përgatiten për një mobilizim të madh me 1 maj 2026, kur synojnë që miliona studentë dhe punëtorë të “ndërpresin aktivitetin normal”.

Deri atëherë, manuali u kërkon nxënësve të veprojnë të premten e parë të çdo muaji, duke nisur me veprime simbolike si veshja me të kuqe apo organizime në konvikte, për të kaluar më pas në ndërprerje “më të mëdha dhe më kreative”.

Udhërrëfyesi ofron edhe udhëzime se si të rekrutohen nxënës nga klasa, ekipet sportive dhe klubet shkollore. Ai shpjegon gjithashtu si të përdoren “momente nxitëse”, kriza apo ngjarje tragjike, për të krijuar zemërim publik dhe për të tërhequr anëtarë të rinj.

Dokumenti përmend disa organizata mbështetëse, përfshirë Higher Education Labor United, American Association of University Professors, Jewish Voice for Peace dhe Socialist Alternative.

Megjithëse udhërrëfyesi thekson angazhiminpër të mos përdosur dhunë dhe për të respektuar  ligjin, qëllimet e tij përfshijnë ndryshime të thella në ekonominë amerikane. Vizioni i Sunrise Movement për “revolucionin politik” përfshin krijimin e një “partie politike të punëtorëve dhe studentëve”, garanci federale për punësim dhe zbatimin e Green New Deal.

Grupi thotë se, duke “rrëzuar një nga shtyllat që mbajnë regjimin” përmes organizimit në shkolla, po punon për t’i gjunjëzuar korporatat e mëdha.

“Është shqetësuese që një organizatë e jashtme, që vepron përmes klubeve në shkollat K-12, po trajnon fëmijë për të sjellë një ‘revolucion politik’,” tha për Fox News Digital Rhyen Staley, drejtor i kërkimit në Defending Education.

“Prindërit dhe mësuesit duhet të alarmohen që grupi po inkurajon ndërprerje të rregullta të procesit mësimor për të çuar përpara kauzën e tij të majtë, duke u kushtuar nxënësve kohë dhe mundësi të vlefshme arsimore.”

Sipas faqes së saj zyrtare, Sunrise Movement synon “të detyrojë qeverinë t’i japë fund epokës së elitave të karburanteve fosile, të investojë në komunitetet me ngjyrë dhe klasën punëtore, dhe të krijojë miliona vende pune sindikale.” Thelbi i misionit të grupit është mbështetja për Green New Deal, me katër shtylla kryesore, përfshirë ndalimin e krizës klimatike dhe investimin në drejtësi racore dhe ekonomike.

Lidhjet e grupit me të majtën radikale kanë ngritur shqetësime edhe në Komitetin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve. Në një letër drejtuar fondacionit Open Society Foundations të George Soros, komiteti shprehu shqetësim për faktin se OSF ka dhuruar “të paktën 2 milionë dollarë” për Sunrise Movement, të cilin e përshkruan si të lidhur ngushtë me Antifa-n.

Sipas letrës, Sunrise Movement ka mbështetur dhe kërkuar fonde për koalicionin “Stop Cop City / Defend the Atlanta Forest”, i lidhur me Antifa, anëtarë të të cilit në vitin 2023 sulmuan forcat e rendit dhe punëtorë gjatë ndërtimit të një qendre trajnimi pranë Atlantës. Gjatë përplasjeve, u hodhën koktej molotovi, tulla dhe gurë, u përdorën lazer ndaj policisë dhe u dogjën pajisje ndërtimi dhe një makinë policie. Prokurorët akuzuan më pas disa persona për terrorizëm të brendshëm.

Gjatë sezonit zgjedhor të vitit 2020, Sunrise Movement mori rreth 750 mijë dollarë financim nga Democracy PAC dhe Sixteen-Thirty Fund, të mbështetura nga Sorosi, që përbënin gati një të tretën e financimit të tij.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola
Artikulli tjetër Tiranë/ Tentohet të grabitet ‘Fibank’, autori qëllon me armë, ndalohet nga policia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.