KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin
AnalizeBotaFokusZhvillim

SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2025 1:39 pm
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Administrata e Presidentit Donald Trump kërkon ndihmën e Meksikës për të frenuar hyrjen e drogës sintetike fentanil në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, skanerë të teknologjisë së lartë u vendosën në një kalim kufitar në shtetin amerikan të Arizonës për të zbuluar drogën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti njofton nga kjo pikë kufitare ku siguroi qasje ekskluzive në dhomën e kontrollit të skanerit.

“Isha këtu, në drejtim të kundërt me rrugën, mbaj mend që dëgjova zërin tënd”, fillon rrëfimin Donny MacKillop ndërsa kujton se si bashkëshortja e gjeti te stacioni i autobusit në Tucson të Arizonës.

“Mendova se do të më bërtisje”, kujton ai, ndërsa bashkëshortja ia kthen, “jo, nuk doja”.

Zoti MacKillop ishte nën ndikimin e drogës fentanil. Ai ishte zhdukur për gjashtë muaj.

“Përdora fentanil, sepse nuk mund të gjeja heroinë”, thotë zoti Mackillop.

Droga Fentanil është e lirë dhe fuqishme, por ndikimin e ka të shkurtër. Kjo e nxit përdoruesin që vazhdimisht të blejë më shumë. Zoti MacKillop paguante rreth një dollar për një pilulë dhe përdorte deri në 20 në ditë.

Me shumë gjasë, droga e zotit MacKillop hyri kontrabandë, në pikën kufitare ‘Nogales-Mariposa’.

Kjo pikë kufitare me Meksikën është më e afërta me shtëpinë e tij.

Pajisjet e reja në kufi skanojnë kamionët në kërkim të drogës duke përdorur rreze me energji të ulët për kabinën, ku ulet shoferi dhe energji më të lartë për rimorkion dhe ngarkesën e saj.

Ato janë vendosur këtu vitin e kaluar. Pasi shoferët nuk duhet të ndalojnë më dhe të dalin jashtë, numri i kamionëve që skanohen ka shkuar nga 100 në ditë në 700.

Oficerët në kufi më pas analizojnë imazhet nga skanimi.

Zërit të Amerikës iu dha qasje ekskluzive në dhomën e kontrollit për të parë se si qeveria e zbulon drogën.

“Ata vënë re se imazhet duket shumë më të dendura, më të errëta sesa kamioni i mëparshëm. Kjo është një anomali”, thotë Guadalupe Ramirez Drejtor i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në qytetin Tucson.

Një shembull i zbulimit të drogës përmes këtyre skanerave është me një kamion të mbushur me pjepër.

Hijet e rrumbullakëta janë ngarkesa e deklaruar, në këtë rast pjeprat.

“Kontrabanda është këtu”, thotë oficeri kufitar, ndërsa tregon pakot drejtkëndëshe, në dyshemenë e rimorkios, të mbushura me drogë.

Makinat e pasagjerëve kalojnë nëpër kontrolle të rregullta kufitare. Disa dërgohen për një kontroll më të detajuar.

Të tjerë kalojnë përmes skanerëve që dërgojnë imazhet te oficeri Alejandro Bachelier.

“Droga zakonisht fshihet tek panelet e dyerve dhe pas pllakës zjarrpritëse që ndan motorrin me kabinën, thotë ai.

Konfiskimet e Fentanilit janë dyfishuar çdo vit gjatë pesë viteve të fundit. Zyrtarët doganorë këtu dhe në pesë pika të tjera kufitare të Nogalesit kapën 60% të fentanilit.

Në fillim të këtij muaji, qeveria meksikane ra dakord të dërgojë 10 mijë trupa për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe drogës në kufi. Në shkëmbim Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të pezullojë tarifat ndaj Meksikës.

Zoti Ramirez, nga dogana në Tucson, thotë se çmimi i drogës fentanil në rrugë është rritur.

“Kjo tregon se kërkesat për drogën vazhdojnë, por përpjekjet tona po dëmtojmë furnizimin”, thotë Drejtori i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në degën e qytetit Tucson.

Ish përdoruesi i Fentanilit Donny MacKillop thotë se amerikanët duhet të ndalojnë stigmatizimin e njerëzve të varur nga droga.

“Familja ende më do, mu rikthye shpresa”, thotë ai ndërsa shpreson që përfundimisht t’i ketë kaluar ditët e varësisë nga droga.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Amerika pret të nisë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas, në Arabinë Saudite
Artikulli tjetër Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës; shkarkime të tjera pritet të vijojnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.