KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > SHBA, vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë persona
BotaSociale

SHBA, vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë persona

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2024 6:07 am
181 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rreth 130 milionë njerëz thuhet të jenë nën kërcënim nga një valë e gjatë e të nxehtit në SHBA që tashmë ka shënuar rekorde me temperatura të larta dhe pritet të shënojë edhe të tjera nga Bregu Lindor në atë Perëndimor.

Siç thekson meteorologu Jacob Asherman, nxehtësia dhe lagështia mund të bashkohen me temperaturat mbi 38 gradë Celsius në disa pjesë të Paqësorit dhe Atlantikut.

Ndërkohë, në Oregon, temperatura të larta pritet të kenë disa qytete duke përfshirë Eugene, Portland dhe Salem.

E rekordi i nxehtësisë raportohet të jetë thyer në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në Tokë. Në Luginën e Vdekjes temperaturat së fundmi kanë shënuar 52.8 gradë Celsius.

Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë zyrtarisht në Tokë ishte 56.6 gradë Celsius në Luginën e Vdekjes në vitin 1913, megjithëse disa ekspertë e kundërshtojnë atë matje dhe thonë se rekordi i vërtetë ishte 54.4 gradë Celsius, shkruan US News. 

Në Needles, Kaliforni, ku Shërbimi Kombëtar i Motit ka të dhëna që datojnë nga viti 1888, temperatura maksimale prej 50 gradë Celsius e shënuar së fundmi, mposhti rekordin prej 49.9 gradë Celsius të vendosur në vitin 2007.

Por, bëhet e ditur se temperaturat do të rriten edhe më shumë në pjesën më të madhe të Perëndimit dhe Atlantikut. Gjithashtu, edhe lindja e SHBA-së po përgatitet për temperatura të nxehta. Baltimore dhe Maryland janë nën paralajmërim për nxehtësi të madhe, pasi vlerat thuhet të janë ngjitur deri në 43 gradë Celsius. Si pasojë e temperaturave të larta, edhe vdekjet kanë filluar të rriten.

Në qarkun Maricopa të Arizonës, i cili përfshin Phoenix, ka pasur të paktën 13 vdekje të konfirmuara të lidhura me nxehtësinë këtë vit, së bashku me më shumë se 160 vdekje të tjera të dyshuara nga nxehtësia të cilat janë ende nën hetim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edi Rama është i gjatë…dhe ky është thelbi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë

“Fusha” merr tenderin 18 milionë euro për shëtitoren e Borshit

Protesta tek Ministria e Arsimit/ Qytetarët ironizojnë klasën politike

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Belgjikë, zbulohen tre plantacione kanabis

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje kundër dezinformimit rus
Artikulli tjetër Holanda kalon Turqinë, sfidon Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2024

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si riklasifikohen 720 milionë eurot e shqiptarëve në Fondet e Investimeve
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Nëntor, 2026
Të gjitha vezët e buxhetit në një shportë që rrjedh
Ekonomi Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 18 Nëntor, 2026
Farsa e buxhetit/ Manipulimi me strehimin e të rinjve, si simbol i shtetit të të pasurve
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Nëntor, 2026
Shqipëria e fundit në Europë për fuqi blerëse
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.