KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtohen lajmet e rreme për Merz-in, pas marrjes së detyrës si kancelar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtohen lajmet e rreme për Merz-in, pas marrjes së detyrës si kancelar
AnalizeBotaFokusSociale

Shtohen lajmet e rreme për Merz-in, pas marrjes së detyrës si kancelar

Përditësimi i fundit: 2 Korrik, 2025 12:38 pm
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gënjeshtra të inskenuara qëllimisht për kancelarin Friedrich Merz janë duke qarkulluar në mediat sociale. Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka regjistruar “një fluks të madh postimesh”, veçanërisht që nga betimi i tij si kancelar, tha një zëdhënës i qeverisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa. Toni është bërë më i ashpër krahasuar me periudhën e fundit legjislative dhe “po vërejmë si dezinformim ashtu edhe diskreditim personal dhe propagandë në media sociale”, ka theksuar zëdhënësi.

Lajmet e rreme mbi Merz

Pretendimet e fundit të sajuara lidhen me futjen e një takse shkollore, rritje të orarit javor të punës, vizitave në shtëpi për ata që kanë raport mjekësor dhe një fillimi më të hershëm të kohës së gjumit. Lajme të tilla mund të shkaktojnë reagime emocionale edhe pse të gjitha janë tërësisht të sajuara. Edhe një video e rreme tregon kancelarin Merz duke reklamuar produkte financiare të dyshimta. Sekuenca e filmit duket sikur është e përfshirë në artikullin online të një gazete të përditshme. Por edhe ky artikull është i rremë – as teksti dhe as videoja nuk u shfaqën kurrë në faqen e internetit të gazetës.

Vetëm pak ditë pas emërimit të Merz si kancelar, qarkulloi një video në internet, duke pretenduar se presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë udhëtimit të tij në Kiev me Merz, kishte marrë një qese me kokainë nga tavolina, – kur gazetarët mbërritën për një mundësi fotografimi – për ta fshehur atë. Merz, nga ana tjetër, sipas lajmit thuhet, se fshehu një lugë për konsumimin e kokainës. Thashethemi u përhapën me shpejtësi. Por droga e supozuar në klip ishte thjesht një facoletë. Edhe Pallati Elize e sqaroi këtë në Platformën X – dhe paralajmëroi kundër manipulimit të qëllimshëm të sekuencës së imazhit. Kurse pamjet me rezolucion të lartë zbuluan se objekti përpara Merz ishte një pipërz apo pirun i vogël për ushqime të lehta, jo një lugë.

Nga vijnë lajmet e rreme

Ekspertë në Institutin për Dialog Strategjik (ISD), një organizatë e pavarur që, ndër të tjera, përqendrohet në luftën kundër dezinformimit monitorojnë gjithashtu lajmet e rreme. Merz, si kandidat i CDU-së, u bë shënjestër e lajmeve të rreme pas rënies së qeverisë së koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve në fund të vitit të kaluar, shpjegon analisti i ISD-së, Pablo Maristany de las Casas.

Analisti i ISD-së, Maristany de las Casas, shprehet se autorët e mundshëm të këtyre lajmeve të rreme mund të jenë të lidhur me Kremlinin. Mbrojtja e fortë nga ana e Merz-it për Ukrainën dhe deklaratat e forta për më shumë mbështetje financiare mund të shihen në Kremlin si një kërcënim i drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, sipas ekspertit, edhe faqet ekstremiste të krahut të djathtë e kanë në shënjestër kancelarin Merz.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi
Artikulli tjetër Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, shpallet non ngrata në Venezuelë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.