KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulm kundër një pjese të rrjetit francez të fibrave optike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Sulm kundër një pjese të rrjetit francez të fibrave optike
BotaFokusSociale

Sulm kundër një pjese të rrjetit francez të fibrave optike

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 5:55 am
127 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Persona të panjohur kanë dëmtuar rrjetet e fibrave optike në disa rajone të Francës gjatë natës. Sipas raportimeve të mediave, janë prekur 6 nga 101 departamentet franceze. Parisi, ku zhvillohen Lojërat Olimpike, nuk është një prej tyre.

Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet digjitale, Marina Ferrari, shkroi në Platformën X se dëmi gjatë natës kishte pasur ndikim tek operatorët e telekomunikacionit. Sipas Sekretares së Shtetit, është prekur qasja në telefoninë kabllore, fikse dhe celulare në nivel lokal. Riparimi i plotë i shërbimeve është në proces. Ferrari shkroi: “I dënoj në mënyrën më të ashpër këto akte frikacake dhe të papërgjegjshme”.

Gazeta “Le Parisien” raportoi se janë prekur operatorët Bouygues, Free dhe SFR. Kjo do të ketë pasoja në rrjetin fiks dhe celular – duke përfshirë operatorët e huaj që përdorin rrjetin SFR. Sipas gazetës, ende nuk dihet se sa persona janë prekur nga ngjarja. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për dëmet.

Të premten e kaluar, persona të panjohur kryen sulme në rrjetin hekurudhor të SNCF, duke shkaktuar ndërprerje masive në trafikun hekurudhor pak para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Ministri i Transportit Patrice Vergriete deklaroi në RTL se për 100.000 vetë nga rreth 800.000 vetë që kishin dashur të udhëtonin me tren këtë fundjavë, qenë anuluar udhëtimet me tren. Paraditen e së hënës (29.07.), ministri i Transporteve bëri të ditur se të gjithë trenat po funksionojnë sërish normalisht.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje mes këtij incidenti të ri dhe sulmit ndaj sistemit hekurudhor. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se mendohet se pas sulmeve qëndrojnë anëtarët e grupeve të së majtës ekstreme. Në këtë kuadër u arrestua një ekstremist i majtë dhe u identifikuan profilet e disa personave.

Bëhen shumë arrestime

Ministri Darmanin tha për kanalin France 2 se dhjetëra njerëz ishin arrestuar tashmë në Francë, sepse kishin dashur të prishnin Lojërat Olimpike. Ata kishin dashur gjatë garave të para olimpike të kryenin “aksione sabotuese ose radikale proteste”. Por i kishin penguar ta bëjnë këtë. Gazeta “Le Parisien” raportoi se ishin arrestuar 45 anëtarë të lëvizjes radikale mjedisore Extinction Rebellion. Me aksionet e planifikuara ata kishin dashur të protestonin kundër pasojave sociale dhe mjedisore të Lojërave Olimpike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ahmetaj: Top Channel e Report Tv kanë marrë miliona nga afera e inceneratorit
Artikulli tjetër Atentati ndaj Trump, oficerët e sigurisë ishin në dijeni 90 minuta para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.