KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë
AnalizeBotaFinanceZhvillim

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë

Përditësimi i fundit: 19 Korrik, 2025 12:37 pm
254 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tregu global i kriptomonedhave ka kaluar për herë të parë vlerën prej 4 trilionë dollarësh, i nxitur nga rritja e fortë e altcoin-eve dhe përpjekjet e fundit të SHBA-së për të ndërtuar një kuadër të qëndrueshëm ligjor për sektorin.

Kjo rritje historike shënon një moment të rëndësishëm për industrinë digjitale dhe po përforcohet nga optimizmi i investitorëve dhe tregtarëve që parashikojnë çmime edhe më të larta në javët në vijim.

“Rruga e Bitcoin drejt 150 mijë dollarëve duket gjithnjë e më e pashmangshme”, deklaroi Fadi Aboualfa, kreu i kërkimeve në kompaninë e kriptove Copper. Vetëm Bitcoin përbën rreth 60% të vlerës së tregut, ndërsa Ether ka shënuar rritje me 22% në pesë ditët e fundits.

Rritja vjen menjëherë pas miratimit të projektligjit të parë federal për stablecoin, një nismë e mbështetur nga republikanët dhe presidenti Donald Trump. Projektligji synon të vendosë mbikëqyrje shtetërore dhe federale për stablecoin-et e lidhura me dollarin, duke legjitimuar një sektor që vlerësohet të arrijë në 3.7 trilionë dollarë deri në vitin 2030.

Ndërkohë, altcoin-et kanë dominuar fitimet në treg. Bitcoin arriti një rekord prej 123,205 dollarësh këtë javë, Uniswap u rrit me 24% vetëm të premten, ndërsa Solana pati një rritje prej 6.5% në një moment. Investimet në fondet ETF të Bitcoin dhe Ether kanë arritur përkatësisht në 5.5 dhe 2.9 miliardë dollarë vetëm gjatë këtij muaji.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten edhe një projektligj më të gjerë për strukturën e tregut të kriptovalutave, që tashmë pritet të shqyrtohet në Senat. Analistët thonë se tregu është në një fazë konsolidimi dhe se nëse prurjet në ETF vazhdojnë, Bitcoin mund të kalojë 140 mijë dollarë deri në shtator.

Sot, Bitcoin shënoi një tërheqje të lehtë, duke u këmbyer me rreth 118 mijë dollarë, ndërsa të dhënat nga Deribit tregojnë një rritje të interesit për opsionet që skadojnë më 1 gusht me çmim objektiv 130 mijë dollarë – një shenjë e qartë e besimit të tregut në vazhdimin e trendit rritës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bujqësia shqiptare ‘zhytet’ më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale
Artikulli tjetër ‘Një grusht shteti kundër Presidentit’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.