KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 9:31 am
112 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Si fishekzjarre hedhur njëri pas tjetrit, kështu filloi të nënshkruajë dekretet presidenti i sapoardhur në detyrë, Donald Trumpnjëkohësisht ai kërkon edhe shpejtësi në zbatimin e tyre. Por pikërisht këtu Trump po has në rezistencë.

Një gjykatës federal në Boston, Massachusetts, së paku e ka bllokuar përpjekjen për të detyruar rreth dy milionë punonjës të qeverisë të japin dorëheqjen vullnetarisht. Punonjësit e ministrive dhe autoriteteve në fakt duhej të vendosnin deri në mesnatën e së premtes (07.2.) me orën lokale, në orën 06:00 , nëse do të largoheshin me efekt të menjëhershëm nga puna, e do të paguheshin më tej deri në shtator – apo nëse do donin të rrezikonin të pushoheshin nga puna në muajt e ardhshëm. Gjykata Federale të paktën tani e ka zgjatur afatin dhe ka caktuar një seancë tjetër për të hënën (10.02.).

Presion përmes E-maileve dhe përpjekje për frikësim

“Kjo është një fitore për të gjithë punonjësit federalë,” i tha CNN, Rob Shriver, i cili drejtoi Zyrën e Mbikqyrjes së Agjencisë dhe Shpenzimeve Qeveritare nën paraardhësin e Trump, Joe Biden.  Presioni për të lënë dorëheqjen është rritur ditët e fundit nga emailet shtesë dhe përpjekjet e tjera për frikësimin e punonjësve. Madje edhe punonjës të Policisë Federale FBI dhe agjencisë së inteligjencës së huaj, CIA morën gjithashtu emaile përkatës.

“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar ndonjëherë diçka të tillë më parë,” tha Otis Johnson i Shoqatës Amerikane të Punonjësve Publikë në radion NPR. “Ata vijnë dhe shkatërrojnë jetën e punonjësve federalë që kanë bërë punën e tyre për shumë vite,” kritikoi Johnson.

Përpjekja për të hequr qafe qindra mijëra punonjës të qeverisë për një kohë të gjatë, për të zvogëluar madhësinë e aparatit shtetëror dhe ndoshta për të mbushur pozicionet e liruara me njerëz të rinj besnikë ndaj Trumpit, korrespondon saktësisht me skenarin që Instituti Heritage Foundation kishte hartuar në të ashtuquajturin Projekti 2025, sipas Shriver. The Heritage Foundation në SHBA ka krijuar një dosje me dhjetëra mijëra aplikantë, që duket se presin të marrin vendet e lira në aparatin qeveritar, thotë ajo.

Elon Musk zbaton planet e Trump

Pas pushimeve nga puna dhe shkurtimit të shpenzimeve fshihet Elon Musk, i cili drejton “Autoritetin për Eficencën e Qeverisë” të sapokrijuar, shkurt DOGE. Musk me sa duket po dërgon kryesisht ish-punonjës 18-25-vjeçarë të kompanive të tij si SpaceX dhe Tesla në ministri të ndryshme. Ata thuhet se kanë pasur qasje në të dhëna veçanërisht të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Kongresmeni republikan Buddy Carter i shtetit të Xhorxhias e mbron këtë. “Këta njerëz kanë vetëm  akses të kufizuar në informacionin personal të punonjësve dhe përfituesve. Ata vetëm mund t’i shikojnë ato, jo t’i kopjojnë ose të bëjnë shkurtime të shpenzimeve,” tha Carter në CNN. “Ajo që ata duhet të bëjnë është: të ekspozojnë aty ku nuk ka efikasitet dhe të na thonë. Dhe ne, deputetët që mbikqyrim autoritetin e DOGE, vendosim më pas se çfarë do të ndodhë më pas përmes procesit legjislativ.” Agjencitë qeveritare janë të fryra dhe joefikase, dhe ato urgjentisht duhet të riorganizohen, thotë Carter.

Kurse pushtetin e ri të Musk, Carter e mbrojti me fjalët: “Ne kemi një sipërmarrës që njeh menaxhimin e biznesit dhe një president që njeh biznesin. Qeveria duhet të drejtohet si një biznes. Kjo është pikërisht ajo që shpalli Trump dhe për të cilën amerikanët e zgjodhën atë me një shumicë të madhe.”

E megjithatë ende mbetet pyetja, nëse të gjitha metodat që përdorin Trump dhe Musk janë në përputhje me ligjin – dhe nëse gjykatat dhe Kongresi janë të gatshëm të ndjekin Trump dhe Musk në gjithçka ata bëjnë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermani: Dueli televiziv Scholz – Merz
Artikulli tjetër Kosovë, zgjedhje të qeta, pjesëmarrje mbi 40%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.