KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë
AktualeBotaSociale

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 10:20 am
143 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen. Ai po ashtu urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri.

Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin e një ushtari për një mënyrë jetese të ndershme, të vërtetë, të disiplinuar, madje edhe në jetën personale” dhe e dëmton për gatishmërinë ushtarake, duke kërkuar një politikë të rishikuar për të adresuar këtë çështje.

Edhe gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte tentuar që të ndalonte transgjinorët që të shërbenin në ushtri, por çështja u zvarrit për gjykata të tëra dhe më pas u hodh poshtë nga pasardhësi i tij, Joe Biden, pak kohë pasi mori detyrën.

Dy grupet, Lambda Legal dhe Human Rights Campaign, që përfaqësonin ushtarët transgjinorë kur Trump shërbeu për herë të parë si president, janë zotuar se do të luftojnë sërish kundër urdhrit të ri të presidentit.

“Kemi qenë në këtë situatë edhe shtatë vjet më parë dhe kemi arritur në mënyrë të suksesshme të bllokonim përpjekjet e administratës”, tha avokati i Lambda Legal, Sasha Burchet, duke argumentuar se një vendim i tillë cenon sigurinë e trupave dhe shtetit, duke u zotuar se grupet për të drejtat e transgjinorëve sërish do ta dërgojnë çështjen në gjykata.

Afër 1.3 milion personel aktiv shërbejnë në ushtrinë amerikane, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes. Përderisa grupet për të drejtat e transgjinorëve thonë se deri në 15.000 ushtarë transgjinorë janë në ushtri, zyrtarët thonë se numri është më i vogël.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Albin Kurti sulmohet me mjete piroteknike gjatë takimit në Skënderaj
Artikulli tjetër Trump: Microsofti në bisedime për të blerë TikTok-un

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.